Në fillim të muajit nëntor, ekipi i Ambasadës Zvicerane përgjegjës për sektorin e shëndetësisë, i drejtuar nga Znj. Chantal Nicod, Drejtuese e Sektorit të Shëndetësisë dhe Qeverisjes, zhvilloi një vizitë në qarkun e Dibrës për tu njohur nga afër me ndërhyrjet dhe aktivitetet e HAP në këtë qark. Znj. Nicod u shoqërua nga Znj. Zhenihen Zanaj, Oficere Kombëtare e Programit të Shëndetësisë (Ambasada e Zvicrës) dhe Dr. Besim Nuri, Menaxher i Projektit Shëndet për të Gjithë. Në qarkun Dibër, mbi 43,000 banorë përfitojnë nga infrastruktura e përmirësuar në 5 qendra shëndetësore që janë rikonstruktuar me mbështetjen e Zvicrës.  HAP ka pajisur të gjithë mjekët e familjes dhe infermierët e familjes me cantën e intrumentave mjekësorë të nevojshëm për praktikën e tyre të përditshme. Gjithashtu, HAP kontribuon vazhdimisht në përmirësimin e aftësive klinike dhe menaxheriale të ekipeve të KSHP-së përmes trajnimeve dhe masave të edukimit në vazhdim.

Gjatë vizitës, ekipi takoi Kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj dhe drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Etmond Kalthi të cilët treguan mirënjohjen për suportin e Zvicrës në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor.

HAP po mbështet ekipet e cilësisë të disa qendrave shëndetësore në Dibër që po përparojnë në procesin e akreditimit dhe përfaqësueset e Ambasadës takuan ekipet e cilësisë së  4 qendrave shëndetësore të cilët morën pjesë në takimin mbi ‘Hartimin e planit për përmbushjen e standardeve bazike të akreditimit të QSH-ve’.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *