Takim konsultues me pedagogët e programit Master në Menaxhim Shëndetësor

Më 18 shtator HAP organizoi një takim konsultues me përfaqësues të Universitetit të Mjekësisë (Fakulteti i Mjekësisë) dhe Universitetit të Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë) të cilët ofrojnë që prej vitit 2017 Masterin Profesional në Menaxhim Shëndetësor (MMSH). Qëllimi i takimit ishte diskutimi për mundësinë e përfshirjes në programin MMSH të moduleve opsionale në menaxhim spitalor. Nga ky takim i parë rezultoi se kuadri rregullator në fuqi e lejon nje program masteri me module opsionale. Modalitetet dhe formati i prezantimit të moduleve opsionale do të diskutohet në vijimësi me të dy universitetet.