HAP mbështet kërkuesit e rinj në zhvillimin e kërkimeve operacionale në shëndetësi

Projekti Shëndet për të Gjithë shpalli në fillim të vitit iniciativën për mbështetjen e kapaciteteve kërkimore përmes  aplikimit për mikro-financime për kërkime operacionale në shëndetësi.

Nga 17 janari deri më 20 shkurt 2020, HAP ftoi kërkues të rinj (nën moshën 35 vjeç) që të aplikojnë për ndihmë financiare për kërkime operacionale në fusha të caktuara të shëndetësisë siç janë burimet njerëzore në shëndetësi, sëmundjet jo të transmetueshme si çështje të shëndetit publik, sistemi i informacionit shëndetësor në kujdesin shëndetësor parësor dhe më gjerë, cilësia e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri etj. Si rezultat i kësaj, paraqitën propozimet e tyre për kërkim 45 aplikantë nga të cilët u përzgjodhën 11 aplikime nga një komision i pavarur, i përbërë nga akademikë dhe studiues shkencorë, përfaqësues të tre Universiteteve dhe Institucioneve Kërkimore në Shqipëri.

Lexoni KËTU përmbledhjen mbi iniciativën dhe cështjet kërkimore të përzgjedhura.