Ekipi i QSH Fratar ofron shërbim 24 orë në zonë rurale pas rikonstruksionit

Rehabilitimi i qendrës shëndetësore Fratar dhe furnizimi me mobilje të reja mundëson ofrimin e një game më të gjerë shërbimesh, përfshirë shërbimin e urgjencës dhe cilësi më të lartë të kujdesit shëndetësor. Kjo është bërë e mundur në sajë të bashkëpunimit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes Projektit Shëndet për të Gjithë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën shëndetësore të rikonstruktuar e shoqëruar nga Menaxheri i Projektit Shëndet për të Gjithë Besim Nuri dhe Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj.

‘Shëndet për të Gjithë’ është një projekt i qeverisë zvicerane dhe synon forcimin e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri përmes ofrimit të asistencës financiare dhe teknike për përmirësimin e infrastrukturës por gjithashtu për hartimin e politikave dhe strategjive në kujdesin parësor dhe burimet njerësore në shëndetësi si dhe për forcimin e kapaciteteve për profesionistët shëndetësorë.

Projekti ka hyrë në fazën e dytë në prill 2019 dhe do të vijojë të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucionet në varësi në ofrimin e një pakete të plotë shërbimesh në sektorin e kujdesit shëndetësor parësor. Projekti do të mbështesë integrimin e shërbimeve sociale me shërbimet shëndetësore në mënyrë që të sigurojë zbatimin e një game të gjerë shërbimesh të mirë-integruara. Në këtë drejtim, HAP do të zbatojë modele të reja të kujdesit në banesë përmes të cilave do të rritet aksesi i grupeve vulnerabël në shërbimin shëndetësor vecanërisht në zonat e thella rurale.

Lidhur me hartimin e politikave dhe qeverisjes në sektorin shëndetësor, HAP po ofron ekspertizën e nevojvshme teknike për MSHMS-në për hartimin e politikave dhe dokumetave strategjikë që fokusohen në KSHP dhe burimet njerëzore në shëndetësi. Në këtë kuadër, HAP po mbështet iniciativën e MSHMS dhe partnerëve të tjerë në sektroin e shëndetësisë në ri-përcaktimin e rolit dhe përgjegjësive të personelit të KSHP-së duke pasur në fokus qendrat shëndetësore dhe ambulancat.

GJithashtu, Projekti ofron mbështetje për forcimin e kapaciteteve të profesionistëve shëndetësorë duke iu mundësuar mjete të reja të edukimit të vazhdueshëm mjekësor, duke mbështetur programet master dhe menaxhim shëndetësor dhe infermierinë familjare dhe përmes trajnimeve të vazhdueshme për cështje klinike dhe menaxheriale.

Në vijim të investimit prej rreth 3 milion franga zvicerane të Qeverisë Zvicerane për përmirësimin e infrastrukturës së 16 qendrave të kujdesit parësor në Shqipëri, HAP do të vijojë të punojë me pushtetn vendor për të promovuar praktika efikase të mirëmbajtjes së qendrave të sapo-rikonstruktuara.