Thirrje për aplikim: Ekspertize Teknike për hartimin e profilit “Infermieri/ja i/e shkollës”

 

Thirrje për aplikim

Ofrimi i një Ekspertize Teknike, për hartimin e profilit “Infermieri/ja i/e shkollës” në Shqipëri

“Shëndet për të Gjithë” është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Faza 2 e HAP mbështet ndër të tjera nismën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHPS) dhe partnerëve të tjerë të sektorit shëndetësor për zbatimin e Strategjisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP), 2020-2025. Kjo Strategji përshkruan aspektet kyçe të reformës shëndetësore, duke i kushtuar vëmendje më të madhe shërbimeve të KSHP dhe kontrollit të Sëmundjeve kronike jo të Transmetueshme (SJT).

Në këtë kuadër, HAP është i interesuar të kontraktojë një ekspert/e lokal, i/e cili/a do të ofrojë konsulencë për hartimin e profilit “Infermieri/ja i/e shkollës” në Shqipëri. Termat e referencës mund t’i shkarkoni KËTU.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV të përditësuar, duke theksuar përvojën e kërkuar sipas Termave të Referencës, së bashku me diplomën dhe kualifikimet përkatëse
  2. Një listë e punëve në ofrimin e konsulencave të ngjashme
  3. Tarifën ditore, në Lek, me TVSH (ku është e aplikueshme) dhe taksa të përfshira

Aplikimi duhet të dërgohet brenda orës 16:00, më 23 dhjetor 2021, në kopje të shtypura në format letër, të futura në zarf të mbyllur, mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Infermieri/ja i/e shkollës” si edhe të skanuara në USB/CD, në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri