Ftesë për tender: Ekspert i çështjeve gjinore

Ftesë për tender: Ekspert i çështjeve gjinore për integrimin e aspekteve gjinore në Kurrikulumin e Masterit Profesional të Infermjerisë në Familje

Shëndet për të Gjithë (HAP) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

Strategjia e SDC për Shqipërinë 2018-2022 thekson se “projektet e mbështetura nga Qeveria Zvicerane, kërkojnë të promovojnë hartimin e politikave vendore të ndjeshme ndaj gjinisë, të rrisin përfaqësimin e grave në proceset e vendimmarrjes, si dhe të ulin barrën e punës së papaguar të grave dhe të nxisin pjesëmarrjen e tyre në arsim dhe tregun zyrtar të punës. Në përgjigje të kësaj strategjie, HAP adreson çështjet gjinore si një temë transversale në aktivitetet e tij.

Në këtë kontekst, HAP është i interesuar të kontraktojë një ekspert kombëtar të çështjeve gjinore për të lehtësuar integrimin e aspekteve gjinore në Kurrikulumin e Masterit Profesional të Infermjerisë në Familje, sikundër përshkruhet me detaje në termat e referencës, të cilat mund të gjenden KËTU.

Eksperti gjinor i interesuar duhet të dërgojë dokumentat e mëposhtëm:

  • CV e ekpertit, ku të demonstrohet ekperiencë e gjerë lidhur me çështjet e integrimit gjinor, sikundër përshkruhet në pikën 5 të këtyre Termave të Referencës (Arsimi dhe Kërkesat e Eksperiencave në Punë). Preferohen eksperienca të mëparshme në fushën e çështjeve gjinore dhe shëndetit.
  • Tarifa e pagesës ditore në Lek, e cila të përfshijë TVSH dhe taksa të përfshira.
  • Dy referenca për punë të ngjashme – kontaktet (email, cel), emrin e referentit dhe pozicionin.
  • Një letër interesi, ku të shpjegoni interesin që keni për realizimin e këtyre termave të referencës.
  • Një plan pune, duke përcaktuar ditët e punës sipas detyrave në pikën 4 të Termave të Referencës.

Në rastin kur aplikanti është kompani/OJF,  vlerësimi do të kryhet mbi ekspertin e propozuar. Vini re, pritet që ju të ofroni vetëm një tarifë ditore të konsulentit.

Eksperti duhet të lëshojë faturë tatimore për ekspertizën.

Aplikimi duhet të dërgohet brenda orës 16.00 të datës 27 Janar 2021, në një zarf të mbyllur mbi të cilin të shkruhet qartë “Ekspert gjinor, Masteri IF”, në adresën.

HAP Centre

Street “Themistokli Gërmenji”, Pall.10, Kati II, Apt.1, Tirana, Albania

Për çdo pyetje teknike mund të shkruani në adresën e email: info@hap.org.al, deri në datën 21 Janar 2021.