Dita Botërore e Shëndetit

Projekti Shëndet për të Gjithë mbështeti Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për eventin e organizuar në kuadër të 7 prillit-Ditës Botërore të Shëndetit.

Këtë vit, tema e Dites Botërore të Shëndetit është ‘Mbulimi Shëndetësor Universal’ i cili mund të arrihet duke i ofruar gjithkujt kujdesin shëndetesor që i nevojitet dhe në kohën e duhur. Në ketë drejtim, ofrimi i shërbimeve cilësore në kujdesin shëndetësor parësor është e një rëndësie kyce. Që prej vitit 2015, HAP ka iniciuar dhe mbështetur një sërë aktivitetesh dhe nismash me synimin primar që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të përmirësimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor.