Konsortium

Zvicra e mbështet Shqipërinë për zhvillimin e një shoqërie demokratike, një ekonomie konkurruese, dhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi ka filluar që më 1992 me hapjen e Ambasadës zvicerane.
Mbështetja zvicerane në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri filloi me forcimin e kapaciteteve të mjekëve dhe promovimin e edukimit mjekësor në vazhdim në vend. Puna e projektit ‘Shëndet për të Gjithë – HAP – është në të njëjtën linjë me mbështetjen zvicerane për përmirësimin e qeverisjesvendore, infrastrukturës urbane, arsimit professional, dhe dhe mbrojtjen e përfshirjen sociale.

Me një staf prej 700 personash nga 40 vende të ndryshme të botës, Swiss TPH është i fokusuar në hulumtim, mësimdhënie dhe ofrim shërbimi me qëllimin e vetëm për të lehtësuar dhe kontribuar në zhvillimin e shëndetësisë në të gjithë botën. Synimi i këtij institucioni është përmirësimi i shëndetit publik, forcimi i sistemeve shëndetësore dhe reduktimi i varfërisë nëpërmjet partneriteteve, mësimit, kontributit dhe arritjeve të përbashkëta.

Terres de hommes Albania

Terre des hommes (Tdh), një organizatë zvicerane e bazuar në Lausanne, është aktive në Shqipëri që prej vitit 1993. Garantimi i mbrojtjes së fëmijëve nga trafikimi, shfrytëzimi, neglizhimi, abuzimi dhe dhuna është synimi i punës së Terre des hommes në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile, si edhe familjet dhe komunitetet. Ndërhyrjet e drejtpërdrejta të saj synojnë të konsolidojnë sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe të ofrojnë zgjidhje të plota dhe afatgjata.

Save the Children operon në Shqipëri që prej vitit 1999 dhe ka fituar reputacion për zhvillimin e programeve cilësore për fëmijë, forcimin e partneriteteve dhe ndikimin e saj tek autoritetet dhe rrjetet e shoqërisë civile. Programet e Save the Children shtrihen në fushat e Arsimit Bazë dhe Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme, Mbrojtjen e Fëmijëve, Qeverisjen e të Drejtave të Fëmijëve, Shëndetin dhe Mirëushqyerjen, të cilat zbatohen në dhjetë rajone të Shqipërisë, në zonat urbane dhe rurale.