Zhvillimet për reformimin e infermierisë familjare

Sikurse është komunikuar më parë, forcimi i rolit të infermieres në kujdesin parësor familjare është në bazën e dy prej ndërhyrjeve të HAP, përkatësisht: përditësimi i rolit të infermieres në KSHP dhe programi i ri master në infermierinë familjare. Dy grupet e punës për secilën ndërhyrje dhe ekspertet ndërkombëtare kanë punuar paralelisht për secilën ndërhyrje. […]

Seminari i planifikimit vjetor 2020-2021

Më 18 shkurt 2020 u zhvillua Seminari i Hartimit të Planit Vjetor të HAP për periudhën prill 2020-mars 2021 ku diskutuam me bashkëpunëtorët tanë, aktorë kyc të KSHP-së në Shqipëri, mbi aktivitetet dhe prioritetet e HAP përgjatë vitit të dytë për secilën prej 10 fushave të ndërhyrjes.  Në zbatim të qasjes gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse që […]

Trajnimi i ekipeve të cilësisë mbi standardet e akreditimit të qendrave shëndetësore

Gjatë muajve shtator dhe tetor, ekipet e cilësisë së 18 qendrave shëndetësore në qarkun Dibër dhe Fier morën pjesë në 5 sesione të trajnimit dy-ditor mbi standardet e akreditimit të qendrave shëndertësore. 22 mjekë familje (nga të cilët 18 drejtorë QSH-je), 37 infermierë, 5 financiere, 7 koordinatorë cilësie pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe […]

Takim konsultues me pedagogët e programit Master në Menaxhim Shëndetësor

Më 18 shtator HAP organizoi një takim konsultues me përfaqësues të Universitetit të Mjekësisë (Fakulteti i Mjekësisë) dhe Universitetit të Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë) të cilët ofrojnë që prej vitit 2017 Masterin Profesional në Menaxhim Shëndetësor (MMSH). Qëllimi i takimit ishte diskutimi për mundësinë e përfshirjes në programin MMSH të moduleve opsionale në menaxhim spitalor. […]

Vizita e eksperteve ndërkombëtare në infermieri

HAP po mbështet nismën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe partnerëve të tjerë të sektorit shëndetësor për fuqizimin e rolit të infermierëve në komunitet me qëllim aftësimin e tyre për të përballuar vështirësitë e reja në shëndetësi dhe barrën e sëmundjeve në Shqipëri, sidomos në lidhje me sëmundjet kronike jo-infektive dhe nevojat për […]

Vizitë në terren e pedagogëve të FSHMT

Në Shqipëri, derimë tani nuk është përgatitur dhe as zbatuar një program masteri profesional në infermierinë familjare. Ekziston një nevojë e shprehur për ngritjen e një programi të tillë, me qëllim përmirësimin e formimit të kësaj kategorie profesionale, që do të jetë në gjendje të plotësojë nevojat në rritje të një popullsie në plakje. Ndaj, […]

Përurohet zyrtarisht programi master në menaxhimin e shëndetësisë

Një program masteri për menaxhimin e shëndetësisë u përurua sot nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorja Ruth Huber – Shefe e Bashkëpunimit me Europën Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Dy përfaqësueset e qeverive shqiptare dhe zvicerane vizituan Departamentin e Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë për të përshëndetur studentët dhe lektorët. […]

Një fond zviceran prej 75,000€ rehabiliton qendrën shëndetësore në Libofshë, Fier

Për rreth 10,000 banorë të zonës së Libofshës shërbimet shëndetësore marrin përmirësim të dukshëm: përmes një projekti të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) qendra shëndetësore është rehabilituar plotësisht dhe tashmë ofron shërbim 24 orësh. Qendra shëndetësore e Libofshës në Fier, u përurua sot nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf, Ministrja e […]

  • 1
  • 2