Lajme

Zhvillohen takime me ekipet e cilësisë për akreditimin e QSH-ve

Ekipet e cilësisë  nga të gjitha Qendrat Shëndetësore (QSH) në të dy qarqet nën HAP-1 janë mbështetur dhe kanë kryer vetë-vlerësimin e QSH-së së tyre. Si rezultat i vetë-vlerësimit, u identifikuan në nivel QSH-je, nevojat për ndërhyrje me synim plotësimin e standardeve të cilësisë për akreditimin. Për të diskutuar mbi orientimet për pëmbushjen e këtyre […]

Seminari i hartimit të planit vjetor të HAP-2

Që prej datës 1 prill 2019 Projekti Shëndet për të Gjithë, i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH) nëpërmjet Qendrës HAP,  ka hyrë në fazën e tij të dytë (HAP-2). Për të planifikuar aktivitetet dhe prioritetet për periudhën prill 2019-mars 2020, […]

HAP mbështet Panairin e Shërbimeve Shëndetësore

Më 7 prill, Ditën Botërore të Shëndetit, Projekti Shëndet për të Gjithë mbështeti aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizata Botërore e Shëndetit në qendër të të cilit ishte promovimi i shërbimeve që ofron Kujdesi Shëndetësor Parësor në Shqipëri. Këtë vit, tema e Ditës Boterore të Shendetit është ‘Mbulimi Shëndetësor Universal’ […]

Delegacioni i SDC takim me pedagogë dhe studentë të Masterit Menaxhim Shëndetësor

Përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Bernë, Z. Andreas Gerrits (Nën-Drejtor i Misionit për Ballkanin Perëndimor) dhe Z. Thomas Krajnik (Përgjegjësi për Shqipërinë), takuan më 27 mars pedagogë, studentë dhe të diplomuar të Masterit në Menaxhim Shëndetësor i cili mbështetet nga SDC permes HAP. Në qendër të takimit ishte diskutimi rreth ecurisë së këtij programi dhe dobisë së tij nga […]

Banorët e Patosit kanë tashmë akses në një shërbim më të mirë mjekësor në QSH-në e rehabilituar

Ekipi mjekësor i përbërë nga 12 mjekë familje dhe 41 infermierë ofron shërbim 24 orësh në qendrën shëndetësore të rindërtuar në përputhje me standardet më të fundit ndërkombëtare për kujdesin shëndetësor parësor. Qendra shëndetësore Patos u vizitua më 8 mars nga Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Z. Adrian Maître, Ministrja e Shëndetësisë […]

MSHMS takim me ekspertët për Strategjinë e KSHP

Në 15 mars 2019 u zhvillua pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale takimi konsultues “Analiza e situatës në Kujdesin Shëndetesor Parësor (KSHP)” në kuadrin e Hartimit të Strategjisë së KSHP-së nën drejtimin e Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Mira Rakacolli. Projekti Shëndet për të gjithë (HAP) po mbështet Grupin Teknik të […]

Ambasadori Maître viziton qendrat shëndetësore në Roskovec dhe Portëz

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Adrian Maître, vizitoi në 16 janar 2019 dy qendra shëndetësore të kujdesit parësor në qarkun e Fierit, përkatesit në Roskovec dhe Portëz. Ambasadori Maître pa nga afër ambientet e QSH Roskovec, të ri-konstruktuara falë investimit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes Projektit Shëndet për të Gjithë.  QSH Roskovec […]

Publikohet raporti i Studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri

Në 12 dhjetor, Ditën e Mbulimit Universal Shëndetësor, u prezantua raporti i Studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri (ADHS). Studimi ishte një bashkë-financim i Qeverisë Shqiptare, Ambasadës së Zvicrës (në vlerën 800,000 CHF përmes Projektit Shëndet për të Gjithë), organizatave të Kombeve të Bashkuara (UNFPA, UNICEF, UN Women) dhe u realizua nga Instituti i Statistikave dhe […]

Masteri Profesional në Menaxhim Shëndetësor: viti akademik 2018-2019

Masteri Profesional në Menaxhim Shëndetësor mirëpriti kohortën e dytë të studentëve. Masteri, i cili hapi dyert për herë të parë në tetor 2017, ofrohet nga bashkëpunimi i 2 universiteteve publike (Universiteti Mjekësor dhe Universiteti i Tiranës) dhe mbështetet nga Projekti Shëndet për të Gjithë i cili për vitin akademik 2018-2019 ofroi falas për studentët materialet […]