Lajme

Monitorimi i zbatimit të protokolleve për 5 SJT-të

Protokollet e përditësuara për trajtimin e 5 sëmundjeve më të shpeshta jo-të transmetueshme në KSHP, të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  kanë filluar të zbatohen në të gjitha QSH-të e qarkut Dibër dhe Fier. Për të siguruar monitorimin e zbatimit të tyre, bazuar në treguesit e parashikuar në secilin protokoll, HAP organizoi […]

22 qendra shëndetësore fillojnë përgatitjet për ofrimin e KSHB

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përzgjedhur 22 qendra shëndetësore (QSH) në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korcë dhe Shkodër për fazën e parë të shtrirjes në nivel kombëtar të kujdesit shëndetësor në banesë- një ndërhyrje e prezantuar nga HAP dhe pilotuar në 9 QSH në qarkun e Dibrës dhe Fierit. Në këtë kuadër, 22 QSH-të […]

Fillon zbatimi në nivel kombëtar i ndërhyrjeve të HAP

Që prej fillimit të fazës së dytë të zbatimit (1 prill 2019) HAP ka punuar, ndër të tjera, në krijimin e modeleve të kujdesit shëndetësor në banesë dhe rishikimin e protokolleve të mjekimit për trajtimin, nga profesionistët e KSHP-së, të 5 sëmundjeve jo të transmetueshme: hipertensioni, diabeti mellitus tip 2, dislipidemitë, astma dhe sëmundja pulmonare […]

Mbështetja zvicerane mundëson ndërtimin e QSH-ve në zonat e prekura nga tërmeti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës Adrian Maître dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, vizituan qendrën e rë shëndetësore në Ishëm. QSH Ishëm u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u ndërtua prej themeleve pas shembjes së godinës së vjetër. Gjatë vizitës, Ministrja e Shëndetësisë dhe […]

Miratohen profilet e reja të infermieres në KSHP

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar propozimet e HAP për 3 profile të reja pune të infermieres në KSHP: infermieren e familjes në qendrën shëndetësore, infermieren e ambulancës dhe infermieren e kujdesit në banesë. Ndërkohë, janë zhvilluar takimet konsultuese me palët e interesit për 3 profile të reja, përkatësisht: infermierja e shkollës, infermierja […]

Inaugurimi i masterit profesional në Infermieri Familje

Më 7 mars 2022 u zhvillua ceremonia e inaugurimit të programit të ri master profesional në Infermieri Familje në të cilën morën pjesë Ministja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrian Maître, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Ilirjana Zekja, stafi […]

Tryezë e rrumbullakët me projektin “Kujdes Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”

HAP  po mbështet qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor për përmbushjen e standardeve të cilësisë për akreditim në zbatim të kuadrit rregullator në fuqi në Shqipëri. Aktualisht, QSH Patos ka përmbushur standardet bazë dhe po vijon punën deri në akreditimin zyrtar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Sëndetësor dhe Shoqëror ndërkohë që një […]

Konferenca e parë ndërkombëtare e infermierisë

Profesioni i infermierisë në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor duhet të forcohet që të adresojë sfidat shëndetësore në përgjigje të sëmundshmërisë në rritje dhe sfidave të reja që ka sjellë pandemia COVID-19. Nisur nga kjo krijimi i modeleve të reja të shërbimeve të kujdesit që plotësojnë nevojat më urgjente si parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve […]

Zv. Presidenti zviceran Alain Berset viziton Shqipërinë

Zv. Presidenti dhe Ministri zviceran për Çështjet e Brendshme, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, Alain Berset zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri. Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë nga zyrtarë zviceranë në vitet e fundit. Gjatë vizitës, Ministri Berset takoi Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Brahimaj me të cilën firmosi marrëveshje […]

Hapet programi i ri master profesional Infermieri Familje

Programi i ri master profesional “Infermieri familje” ofrohet tashmë në Shqipëri nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, mbështetur nga projekti “Shëndet për të Gjithë”. 14 studentë janë përzgjedhur për të ndjekur programin në vitin akademik 2021-2022 të cilët do të marin diplomën në Master Profesional "Infermieri Familje" dhe kualifikimin e specializuar të Infermierit të Familjes [...]