Lajme

Rindërtohet Qendra Shëndetësore e Zall Mnerit

Banorët e fshatit Zall Mner tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime më të mira shëndetësore falë infrastrukturës moderne të qendrës shëndetësore e cila u rindërtua me investim të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Shëndet për të Gjithë. Qendra shëndetësore e Zall Mnerit është e treta godinë që rindërtohet nga themelet, […]

Takimet Informuese me NjVKSH-të

Vazhdon mbështetja e HAP për Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) për shtrirjen e shërbimeve që do të ofrohen nga ekipi i mjekësisë së familjes, si kujdesi shëndetësor në banesë, zbatimi i protokolleve të sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT), dhe planifikimi i vizitave. Aktualisht, HAP, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor po […]

Përfundon Faza II e Projektit Shëndet për të Gjithë – Ja Arritjet

Projekti Shëndet për të Gjithë përfundoi fazën e tij të dytë më 31 mars 2023 duke shënuar arritje të rëndësishme në mbështetjen për shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në vend. Teksa kujtojnë katër vitet e frytshme që lamë pas, u jemi mirënjohës bashkëpunëtorëve e partnerëve tanë dhe ekspertëve e profesionistëve të shëndetësisë që me mbështetjen […]

Miratohet Trajnimi për Menaxhimin e Shëndetit Mendor në KSHP

Mjekë të familjes, punonjës socialë, psikologë e specialistë të shëndetit mendor u mblodhën më 1 qershor nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe HAP për një takim konsultues mbi trajnimin “Aftësimi i ekipit të mjekësisë së familjes në menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Takimi kishte si synim […]

Vijojnë Trajnimet për Kujdesin Shëndetësor në Banesë

Që prej vitit 2021 HAP po mbështet zbatimin e modeleve të kujdesit shëndetësor në banesë përmes trajnimeve të vazhdueshme të ekipit mjekësor familjar. Në këtë kuadër, rreth 45 infermiere të Qendrave Shëndetësore Rrethinë dhe Postribë në Shkodër janë trajnuar gjatë muajve maj-qershor 2023 për shërbimin e kujdesit në banesë. Këto trajnime synojnë rritjen e aftësive […]

Ndërhyrjet e HAP prezantohen në Kongresin e Shëndetësisë

Në datat 6&7 mars u mbajt në Tiranë Kongresi i parë i Shëndetësisë i cili mblodhi bashkë politikë-bërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesi të shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor. Një prej temave […]

Hartohet profili i punonjësit social në KSHP

Integrimi i shërbimeve sociale në Kujdesin Shëndetësor Parësor sjell nevojën për futjen e profesionistit të punës sociale, si pjesë e ekipit ndër-disiplinor dhe zbatimin e shërbimit socio-shëndetësor. HAP mbështeti hartimin e profilit të punonjësit social në kujdesin parësor në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dokumenti u diskutua në takimin konsultues […]

Fillojnë trajnimet për kujdesin geriatrik

Që prej muajit mars 2022, HAP në vijim të miratimit nga MSHMS, ka publikuar Manualin e “Kujdesit mjekësor për të moshuarit në KSHP” si një mjet reference në punën e përditshme të mjekëve të familjes dhe infermiereve të familjes  për përkujdesjen shëndetësore për pacientët e moshuar. Duke synuar aftësimin e profesionistëve shëndetësore në zbatimin e […]

Protokollet për SJT-të prezantohen në Konferencë Ndërkombëtare

Më 10&11 nëntor 2022 u zhvillua në Prishtinë Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Mjekësisë Familjare në të cilën morën pjesë profesionistë të kujdesit parësor nga vendet e rajonit. HAP mundësoi pjesëmarrjen në konferencë të Dr. Adriana Banaj (Qsh Patos) dhe Dr. Kledian Deda (QSh Frakull) të cilët ndanë me kolegët përvojën e tyre lidhur me […]