Ndërhyrjet e HAP prezantohen në Kongresin e Shëndetësisë
Në datat 6&7 mars u mbajt në Tiranë Kongresi i parë i Shëndetësisë i cili mblodhi bashkë politikë-bërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesi të shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor. Një prej temave […]
Hartohet profili i punonjësit social në KSHP
Integrimi i shërbimeve sociale në Kujdesin Shëndetësor Parësor sjell nevojën për futjen e profesionistit të punës sociale, si pjesë e ekipit ndër-disiplinor dhe zbatimin e shërbimit socio-shëndetësor. HAP mbështeti hartimin e profilit të punonjësit social në kujdesin parësor në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dokumenti u diskutua në takimin konsultues […]
Fillojnë trajnimet për kujdesin geriatrik
Që prej muajit mars 2022, HAP në vijim të miratimit nga MSHMS, ka publikuar Manualin e “Kujdesit mjekësor për të moshuarit në KSHP” si një mjet reference në punën e përditshme të mjekëve të familjes dhe infermiereve të familjes për përkujdesjen shëndetësore për pacientët e moshuar. Duke synuar aftësimin e profesionistëve shëndetësore në zbatimin e […]
Protokollet për SJT-të prezantohen në Konferencë Ndërkombëtare
Më 10&11 nëntor 2022 u zhvillua në Prishtinë Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Mjekësisë Familjare në të cilën morën pjesë profesionistë të kujdesit parësor nga vendet e rajonit. HAP mundësoi pjesëmarrjen në konferencë të Dr. Adriana Banaj (Qsh Patos) dhe Dr. Kledian Deda (QSh Frakull) të cilët ndanë me kolegët përvojën e tyre lidhur me […]
Monitorimi i zbatimit të protokolleve për 5 SJT-të
Protokollet e përditësuara për trajtimin e 5 sëmundjeve më të shpeshta jo-të transmetueshme në KSHP, të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë filluar të zbatohen në të gjitha QSH-të e qarkut Dibër dhe Fier. Për të siguruar monitorimin e zbatimit të tyre, bazuar në treguesit e parashikuar në secilin protokoll, HAP organizoi […]
22 qendra shëndetësore fillojnë përgatitjet për ofrimin e KSHB
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përzgjedhur 22 qendra shëndetësore (QSH) në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korcë dhe Shkodër për fazën e parë të shtrirjes në nivel kombëtar të kujdesit shëndetësor në banesë- një ndërhyrje e prezantuar nga HAP dhe pilotuar në 9 QSH në qarkun e Dibrës dhe Fierit. Në këtë kuadër, 22 QSH-të […]
Fillon zbatimi në nivel kombëtar i ndërhyrjeve të HAP
Që prej fillimit të fazës së dytë të zbatimit (1 prill 2019) HAP ka punuar, ndër të tjera, në krijimin e modeleve të kujdesit shëndetësor në banesë dhe rishikimin e protokolleve të mjekimit për trajtimin, nga profesionistët e KSHP-së, të 5 sëmundjeve jo të transmetueshme: hipertensioni, diabeti mellitus tip 2, dislipidemitë, astma dhe sëmundja pulmonare […]
Mbështetja zvicerane mundëson ndërtimin e QSH-ve në zonat e prekura nga tërmeti
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës Adrian Maître dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, vizituan qendrën e rë shëndetësore në Ishëm. QSH Ishëm u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u ndërtua prej themeleve pas shembjes së godinës së vjetër. Gjatë vizitës, Ministrja e Shëndetësisë dhe […]
Miratohen profilet e reja të infermieres në KSHP
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar propozimet e HAP për 3 profile të reja pune të infermieres në KSHP: infermieren e familjes në qendrën shëndetësore, infermieren e ambulancës dhe infermieren e kujdesit në banesë. Ndërkohë, janë zhvilluar takimet konsultuese me palët e interesit për 3 profile të reja, përkatësisht: infermierja e shkollës, infermierja […]
Inaugurimi i masterit profesional në Infermieri Familje
Më 7 mars 2022 u zhvillua ceremonia e inaugurimit të programit të ri master profesional në Infermieri Familje në të cilën morën pjesë Ministja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrian Maître, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Ilirjana Zekja, stafi […]