Thirrje për tender: Shërbim konsulence për analizën e kontekstit në kuadër të përshkrimit dhe zbatimit të profileve dhe roleve të reja të punës të infermierëve të familjes në Shqipëri

 Projekti Shëndet për të Gjithë në Shqipëri (Health for All Project-HAP) financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve  të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Në këtë kuadër, HAP po kërkon një kompani/organizatë me eksperiencë që të zhvillojë analizën e konteksit në kuadër të përshkrimit dhe zbatimit të profileve dhe roleve të reja të punës të infermierëve të familjes në Shqipëri, në përputhje me Termat e Referencës të cilat mund ti shkarkoni KËTU.

Organizatat/kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

Protokollin e propozuar të konsulencës (qasja operacionale/metodologjia e ofrimit të shërbimit), përfshirë përshkrimin e procesit të mbledhjes dhe procesimit të të dhënave  (jo më e gjatë se 5 faqe, pa përfshirë anekset) dhe planin e aktiviteteve për ofrimin e shërbimit të konsulencës së analizës së kontekstit

Oferta financiare, përfshirë TVSH-në

CV të drejtuesit të ekipit në përgjigje të kërkesave të parashikuara në Termat e Referencës (paragrafi 4.1)

CV të ekspertëve individualë në përgjigje të kërkesave të parashikuara në Termat e Referencës (paragrafi 4)

CV e organizatës/kompanisë në përgjigje të kërkesave të parashikuara në Termat e Referencës (paragrafi 4)

Dokumentet e regjistrimit të kompanisë (NIPT, Ekstrakt i QKB, etj)

Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme, brenda datës 6 janar 2020, ora 16.00 në zarf të vulosur dhe të ketë shënimin ‘Shërbim konsulence’.

Qendra HAP

Ekipi i Prokurimeve

Rruga “Themistokli Gërmenji”,

Pall.10, Kati II, Apt.1

Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al; website: www.hap.org.al