Thirrje për tender: Blerje e pajisjeve për ekzaminim fizik

Thirrje për tender

Blerje e pajisjeve për ekzaminim fizik

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në këtë kuadër, HAP do të vijojë të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve të Qendrave të Kujdesit Shëndetësor Parësor të përzgjedhura në Tiranë, duke i pajisur me instrumente për ekzaminimin fizik dhe kujdes shëndetësor. Kjo mbështetje do të kontribuojë në disa drejtime: 1) përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor në Tiranë; 2) përmirësimin e bazës materiale të qendrave shëndetësore të përzgjedhura dhe forcimin e rolit të tyre si qendra të praktikës klinike për studentët e infermierisë; 3) përforcimin e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19.

Qendra HAP fton kompanitë të dërgojnë oferta për blerjen e pajisjeve të ekzaminimit fizik dhe kujdesit shëndetësor, që do të përdoren nga Mjekët dhe Infermierët që punojnë në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Tiranë.

Lista me pajisjet e ekzaminimit fizik dhe specifikat teknike për ofertuesit mund të shkarkohet KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën në Lekë (përfshirë TVSH)
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikat teknike të produktit të propozuar
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Certifikatën e cilësisë së produktit, të lëshuar nga prodhuesi
  • Deklarata e përputhshmërisë
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.)
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 3 dhjetor 2020, ora 16.00, me shënimin ‘Blerje e pajisjeve për ekzaminim fizik’. Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe më vete dhe të dyja bashkë të jenë brenda një zarfi të vulosur.

Për cdo pyetje teknike, mund të na kontaktoni në adresën info@hap.org.al brenda datës 23 nëntor 2020.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Website: www.hap.org.al