Aftësimi i personelit infermieror për ofrimin e shërbimit në banesë

Që prej muajit Maj 2021 HAP po mbështet zbatimin e modeleve të kujdesit shëndetësor në banesë. Në këtë kuadër 76 infermierë nga qarku Dibër dhe Fier janë trajnuar për kryerjen e procedurave standarde infermierore si: trajtimi i dekubituseve, kujdesi për stomat, trajtimi i limfedemës, vendosja e tubit nazo-gastrik, performimi i elektrokardiografisë etj. Aftësimi i infermierëve ka përfshirë trajnimin e tyre në tre faza: trajnimi në klasë, në vendin e punës si dhe në një qëndër private që ofron kujdes shëndetësor në banesë lidhur me kryerjen e procedurave infermierore komplekse. Mbështetja e HAP ka vazhduar edhe në drejtim aftësimit të infermierëve për të identifikuar pacientët që duhet të marrin shërbime shëndetësore në shtëpi, planifikimin e vizitave në banesë, strukturimin dhe dokumentimin e vizitës infermierore si dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve që do të ofrojnë në banesë . Më tej është zhvilluar plani i monitorimit dhe vlerësimit i cili po zbatohet në vijimësi.