Zv. Presidenti zviceran Alain Berset viziton Shqipërinë

Zv. Presidenti dhe Ministri zviceran për Çështjet e Brendshme, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, Alain Berset zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri. Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë nga zyrtarë zviceranë në vitet e fundit.

Gjatë vizitës, Ministri Berset takoi Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Brahimaj me të cilën firmosi marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore. Sipas marrëveshjes, shtetasit zviceranë dhe shqiptarë do të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave të tyre për sigurime shoqërore dhe të kenë qasje më të mirë ndaj këtyre përfitimeve.

Zv. Presidenti Berset u takua me Zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj dhe diskutoi mbi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Zvicrës, dhe mbi përgjigjen ndaj krizave të tërmetit 2019 dhe pandemisë COVID-19.

Ai gjithashtu takoi Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe vizitoi qendrën shëndetësore në Vorë, të renovuar më mbështetje zvicerane. Diskutimet u fokusuan në përpjekjet për t’u përballur me pandeminë, shtrirjen e vaksinimit, dhe përvojat e dy vendeve në trajtimin e krizës. Një temë tjetër ishte mbështetja zvicerane për sistemin shëndetësor në Shqipëri. Zvicra është aktualisht partneri kryesor dypalësh për Shqipërinë në sektorin shëndetësor. Që prej vitit 2015, Zvicra po Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucionet e saj të varësisë, në përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor (KSHP) përmes projektit të saj “Shëndet për të Gjithë” (HAP).

Një prej arritjeve kryesore të mbështetjes zvicerane është hartimi i “Strategjisë së Zhvillimit të Shërbimeve të KSHP-së 2020-2025“. HAP po mbështet autoritetet shëndetësore në zbatimin e Strategjisë përmes prezantimit të disa ndërhyrjeve që synojnë cilësi më të mirë shërbimi në nivelin e kujdesit parësor përmes aftësimit të mëtejshëm të profesionistëve shëndetësorë dhe përmiresimit të infrastrukturës.

Ministri Berset u takua me ekipe të mjekësisë familjarë të ilët po pilotojnë disa ndërhyrje të prezantuar anga HAP si: modele të reja të kujdesit shëndetësor në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nuk mund të lëvizin nga shtëpia; përdorimin e protokolleve dhe udhëzueve klinik të përditësuar për trajtimin e sëmundjeve më të shpeshta jo të transmetueshme; profilet e reja të infermiereve në KSHP dhe programe të reja të edukimit në vazhdim për profesionistët shëndetësorë. Ekipet e mjekësisë familjarë floën mbi ndikimin që kanë pasur këto ndërhyrje në praktikën e tyre të përditshme dhe cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.