Mbahet takimi i 7-të i Komitetit Drejtues

Komiteti Drejtues i Projektit Shëndet për të Gjithë zhvilloi takimin e tij të shtatë më 20 qershor 2019.

Gjatë takimit u prezantuan arritjet e Projektit gjatë fazës së tij të parë si dhe zhvillimet kryesore gjatë vitit të fundit të fazës së parë (janar 2018-mars 2019). Takimi u bashkëdrejtua nga Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Mira Rakacolli dhe Këshilltarja Rajonale e Shëndetësisë në Ambasadën e Zvicrës Znj. Debora Kern. Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shëndetësore në vend, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Universitetit t ë Mjekësisë dhe partnerë të HAP të cilët  vlerësuan rezultatet e arritura dhe shprehën mbështetjen dhe angazhimin e tyre në zbatimin e aktiviteteve të fazës së dytë. 

Në fund të takimit, anëtarët me të drejtë vote të Komitetit Drejtues miratuan Raportin Vjetor dhe Raportin Final të fazës së parë të Projektit (HAP-1) si dhe planin vjetor të punës për vitin e parë të fazës së dytë.