Zhvillohet takimi i 11-të i Komitetit Drejtues të HAP

Komiteti Drejtues i Projektit “Shëndet për të Gjithë” zhvilloi takimin e radhës më 30 mars 2021 gjatë të cilit u njoh me arritjet kryesore të vitit të dytë të HAP-it dhe aktivitetet e planifikuara për vitin e tretë (1 prill 2021-31 mars 2022). Në takimin e zhvilluar virtualisht, morën pjesë titullarë të Ambasadës Zvicerane, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe Urdhri i Infermierit. Anëtarët e Komitetit vlerësuan arritjet e HAP përgjatë vitit të dytë dhe mbështetjen e dhënë autoriteteve dhe profesionistëve shëndetësorë në përballjen me pandeminë COVID-19. Anëtarët dhanë komentet dhe sugjerimet e tyre për aktivitetet e planifikuara për vitin e tretë të projektit dhe miratuan në parim planin në të cilin do të pasqyrohen sugjerimet përkatëse.