Ftesë për tender: Zhvillimi i një programi për caktimin e takimeve të vizitave mjekësore

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

HAP po kërkon shërbimet e një kompanie konsulente me eksperiencë për të zhvilluar ose përshtatur një program të brendshëm kompjuterik për planifikimin e takimeve të vizitave mjekësore që do të pilotohet fillimisht në qendrën shëndetësore Patos dhe më pas në qendrat shëndetësore në rajonin e Fierit dhe Dibrës. Termat e referencës mund t’i shkarkoni KËTU.

Ofruesit e interesuar për të marrë pjesë në këtë tender duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Dy propozime për programet kompjuterike sipas veçorive të lartpërmendura. Cdo propozim duhet të përmbajë një përshkrim narrativ të funksionaliteteve të programit të propozuar për caktimin e vizitave

2. Profilin e kompanisë përfshirë listën e referencave për punë të ngjashme të kryera nga kompania dhe shembuj të së paku tre programeve të dizenjuar për organizata të ndryshme.

3. CV të anëtarëve të ekipit që do të angazhohen në ofrimin e shërbimit, me diplomat përkatëse dhe kualifikime të tjera duke dëshmuar përvojën e mëparshme, jo më pak se 5 vjet eksperiencë

4. Dokumentat e regjistrimit të kompanisë
5. Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:

• paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
• paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
• vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

6. Ofertën financiare, në Lekë, me TVSH dhe taksa të përfshira, për secilin propozim (nëse paraqitet më shumë se një propozim), në një zarf të veçantë, duke plotësuar linjat e buxhetit sipas Shtojcës 2.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda 23 korrikut 2020, ora 16:00, në zarfe të vulosur, me shënimin “Program takimesh” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP
Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

Për çdo pyetje teknike që mund të keni, lutem kontaktoni në adresën info@hap.org.al, deri në 15 korrik 2020.