Njoftim për vend pune: Menaxher Finance

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor. Projekti filloi në Janar 2015 dhe ndodhet aktualisht në fund të Fazës 2. Faza e Konsolidimit të Projektit fillon me 1 Prill 2023 dhe ka një afat zbatimi prej 4 vitesh.

Për nevoja të zbatimit të Projektit Shëndet për të Gjithë, Qendra HAP kërkon të punësojë një Menaxher Finance i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e kontabilitetit dhe financave të projektit gjatë zbatimit të tij.

Termat e referencës për këtë pozicion mund të shkarkohen KËTU.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  • CV-në e përditësuar, me të paktën 10 (dhjetë) vite eksperiencë
  • Kopje të diplomave universitare (studime Bachelor dhe Master)
  • Tre letra reference të firmosura të cilat duhet të përfshijnë emrin, adresën e e-mailit dhe numrin e telefonit të punëdhënësit
  • Letër interesi të detajuar

Dokumentat e mësipërme në Anglisht duhet të dërgohen brenda datës 8 Shkurt 2023, ora 16:00, në adresën e-mail info@hap.org.al