Përditësohen udhërrëfyesit dhe protokollet klinike për SJT-të

Në Shqipëri vlerësohet se SJT-të shkaktojnë rreth 93% të vdekjeve totale, ku pjesën më të madhe e përbëjnë sëmundjet kardiovaskulare (me rreth 57%)[1]. SJT-të janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë dy dekadave të fundit, një trend ky që pritet të vazhdojë në të ardhmen për shkak të rritjes së jetëgjatësisë në lindje dhe plakjes së popullsisë shqiptare.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre sëmundjeve mund të menaxhohen dhe kontrollohen në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor, me kosto efektive dhe pa kërkuar shtrimin në spital apo referimin te specialisti. Vihet re se ka një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të trajtuara nga shërbimet e KSHP-ve, veçanërisht për tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin. Për këtë arsye ekziston një nevojë imediate për dokumente praktike dhe edukuese të përditësuara për zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve për trajtimin e SJT-ve më të shpeshta duke pasur parasysh se protokollet aktuale klinike ose nuk përdoren se nuk njihen nga mjekët e familjes, ose janë të vjetruara, ose profesionistët e KSHP-ve nuk janë përfshirë plotësisht në procesin e zhvillimit të tyre, ose pse nuk janë dokumente praktike dhe rrallë organizohen trajnime që mbështesin aftësimin e ekipit të MF në zbatimin e tyre. .

Në përgjigje të këtyre problematikave, Projekti Shëndet për të Gjithë ka mbështetur rishikimin e dokumenteve ekzistuese për hartimin  nga Mjekë të familjes me ekspriencë të  dokumenteve praktike dhe edukuese të përditësuara për zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve për trajtimin e pesë sëmundjeve jo të transmetueshme më të shpeshta në KSHP:, domethënë: tensionin e lartë të gjakut,  diabetin, astmën, sëmundjen pulmonare obstruktive kronike , , dhe dislipideminë. Përpara këtij procesi , HAP ka mbështetur krijimin e inventarit të udhërrëfyesve dhe protokolleve ekzistuese për SJT-të për ekipet e KSHP, si një bazë të dhënash të do, bishme dhe pikënisje për punën e mëtejshme.

Kompleti i draftit të parë të dokumenteve praktike dhe edukuese të përditësuara për zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve për trajtimin e pesë sëmundjeve jo të transmetueshme më të shpeshta në KSHP, të hartuar nga mjekë familje me eksperiencë  u rishikuan nëpërmjet një proces përsëritës komentimi, diskutimi dhe dakortësimi të argumentuar nga një grup pune i përbërë nga mjekë të familjes dhe mjekë specialistë të KSHP-së përmes një qasje tërësore dhe gjithëpërfshirëse. Fokusi i këtij procesi është hartimi i dokumenteve praktike dhe edukuese të përditësuara për zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve për trajtimin e pesë sëmundjeve jo të transmetueshme më të shpeshta në KSHP. Risitë e këtij procesi lidhen me i)hartimin e protokolleve të trajtimit si algoritme, ii)zhvillimin e udhërrëfyesve të shpejtë të konsultimit në distancë, iii)me propozimin e roleve tëanëtarëve të ekipit të mjekësisë familjare në menaxhimin e SJT-ve, iv) me propozimin e indikatorëve për të monitoruar brenda qendrës shëndetësore  dhe nga jashtë zbatimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike,  dhe vi)hartimin e Manualeve të Trajnimit për aftësimin e ekipeve të mjekëve të familjes në përdorimin e tyre në praktikën e përditshme. Pas prezantimit dhe diskutimit me autoritetet shëndetësore shqiptare, këto sete dokumentesh do tu shpërndahen mjekëve të familjes dhe infermierëve që punojnë në KSHP  nëpërmjet trajnimeve  “Trajnim për Trajnerë” dhe “Grupit të Kolegëve”  për aftësimin në përdorimin e tyre..

[1] “Profilet e Shteteve, Sëmundjet jo të transmetueshme”, OBSH, 2018

[2] “Strategjia e zhvillimit të shërbimeve të KSHP në Shqipëri, 2020-2025”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale