Tryezë e rrumbullakët me projektin “Kujdes Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”

HAP  po mbështet qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor për përmbushjen e standardeve të cilësisë për akreditim në zbatim të kuadrit rregullator në fuqi në Shqipëri. Aktualisht, QSH Patos ka përmbushur standardet bazë dhe po vijon punën deri në akreditimin zyrtar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Sëndetësor dhe Shoqëror ndërkohë që një numër qendrash të tjera në qarkun Dibër dhe Fier janë të angazhuara dhe po vijojnë të mbështeten nga HAP në plotësimin e standardeve.

Për të ndarë eksperiencën e HAP në këtë drejtim, më 4 mars 2022 u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me projektin e SDC-së në Kosovë “Kujdes Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë dhe Shqipëri, Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe QSH-ve që po mbështeten nga HAP.