Thirrje për tender: Blerje e mobiljeve

Thirrje për tender

Blerje e mobiljeve

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të sigurojë mobilijet e nevojshme për dy godina të reja të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP) dhe dy klasave: një në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe një në Fakultetin e Ekonomisë.

Në kontekstin e kësaj nisme, Qendra HAP fton kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat për blerjen e mobiljeve sipas Listës me pajisje dhe specifikimeve teknike të LOT 1 dhe LOT 2, që mund të shkarkohen KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën në Lekë (përfshirë TVSH), në një zarf te veçantë
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.)
  • Mostrat e materialeve (përfshirë pëlhurën / tekstilin) ​​dhe mekanizmat që do të përdoren, të plotësuara me dokumente teknike si: çertifikata e origjinës, konformitetit, skedarët teknikë dhe katalogë.
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Nëse ndonjë nga dokumentet e mësipërm nuk do të jetë pjesë e dosjes së aplikimit, oferta nuk do të merret parasysh për procesin e vlerësimit.

Aplikantët mund të aplikojnë për secilën prej LOT-eve veç e veç, ose për të dy LOT-et. Aplikantët e interesuar për të dy LOT-et duhet të dorëzojnë dy zarfa të ndarë.

Transporti dhe montimi i mobiljeve në Ishem, Borizane, Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe  Fakultetin e Ekonomisë do të mbulohet nga furnizuesi.

Ju lutemi vini re se oferta financiare duhet të ketë të gjithë artikujt e listuar të kërkuar në secilën prej LOT-eve. Ofertat e pjesshme për LOT 1 ose/dhe LOT 2, nuk do të merren parasysh në procesin e vlerësimit

 Af.ati i fundit për aplikim

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 3 nëntor 2021, ora 16.00, me shënimin ‘Blerje e mobiljeve” në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Ëebsite: www.hap.org.al