Thirrje për tender: Blerje e mobiljeve

Thirrje për tender: Blerje e mobiljeve

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të sigurojë mobiljet e nevojshme për 11 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rikonstruktuara në bashkitë e Bulqizës, Dibrës, Lushnjes, Patosit and Roskovecit.

Në kontekstin e kësaj nisme, Qendra HAP fton kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat për blerjen e mobiljeve sipas Listës me pajisje dhe specifikimeve teknike të LOT 1 dhe LOT 2, që mund të shkarkohen KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën në Lekë (përfshirë TVSH), në një zarf te veçantë
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.), ku kompania duhet të ketë një arkitekt/inxhinier
  • Portofol të punëve të ngjashme
  • Mostrat e materialeve (përfshirë pëlhurën / tekstilin) ​​dhe mekanizmat që do të përdoren (për LOT 1), të plotësuara me dokumente teknike si: çertifikata e origjinës, konformitetit, skedarët teknikë dhe katalogë (për LOT 1 dhe LOT 2).
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Nëse ndonjë nga dokumentet e mësipërm nuk do të jetë pjesë e dosjes së aplikimit, oferta nuk do të merret parasysh për procesin e vlerësimit.

Aplikantët mund të aplikojnë për secilin prej LOT-eve veç e veç, ose për të dy LOT-et. Aplikantët e interesuar për të dy LOT-et duhet të dorëzojnë dy zarfa të ndarë.

Transporti dhe montimi i mobiljeve do të mbulohet nga furnizuesi. Të dhënat e destinacioneve gjenden në tabelat e Listës së pajisjeve në secilin LOT.

Ju lutemi vini re se oferta financiare duhet të ketë të gjithë artikujt e listuar të kërkuar në secilin prej LOT-eve. Ofertat e pjesshme për LOT 1 ose/dhe LOT 2, nuk do të merren parasysh në procesin e vlerësimit

 

Afati i fundit për aplikim

Dosjet e aplikimeve duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB) brenda datës 29 shtator 2022, ora 16:00, me shënimin “Blerje e mobiljeve LOT 1” dhe “Blerje e mobiljeve LOT 2” në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Ëebsite: ëëë.hap.org.al