Thirrje për Aplikime

Thirrje për Aplikime

Konsulencë për promovimin dhe mbështetje në ngritjen dhe funksionimin e Grupit te Kolegëve (GK)

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes Qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në vijim të eksperiencës së suksesshme të ngritjes dhe funksionimit të GK si një mënyrë efektive e edukimit në vazhdim të profesionistëve shëndetësorë në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP) në qarqet Fier dhe Dibër, HAP ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë shtrirjen e GK jashtë Qarqeve Fier dhe Dibër. Në këtë kuadër HAP-i kërkon të kontraktojë dy ose me shumë Konsulentë për promovimin e përqasjes së GK dhe mbështetjen në ngritjen dhe funksionimin e GK në nivel kombëtar.Termat e referencës mund të gjenden KËTU. 

Aplikantët e mundshëm janë:

  • Mjekë Familje/Mjekë të përgjithshëm që punojnë në KSHP
  • Infermierë që punojnë në KSHP,
  • Specialistë të shëndetit Publik,
  • Pedagogë në Universitetin e Mjekësisë

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:

  1. CV të përditësuar ku duhet të dëshmojnë njohuritë mbi sistemin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe infermierët, në veçanti procesin e akreditimit të aktiviteve të edukimit në vazhdim: eksperiencë komunikimi me QKEV-ne për akreditimin e aktiviteteve të edukimit në Vazhdim dhe/ose eksperiencë si vlerësues të jashtëm të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për QKEV-në
  2. Preferohet që aplikantët të dëshmojnë se kanë dijeni mbi organizimin dhe funksionimin e KSHP-së (eksperiencë në dhe/ose me KSHP-në), si dhe kanë eksperiencë të mëparshme dhe aktuale me Grupet e Kolegëve në veçanti si facilitatorë ose si vlerësues të këtij aktiviteti të edukimit në vazhdim

3.     Aplikantët duhet të deklarojnë se janë të gatshëm të udhëtojnë jashtë vendbanimit të tyre për të ndjekur hapat e caktuara për mbështjetjen e e Grupeve të Kolegëve si dhe kanë pajisjet e nevojshme për ofrimin e mbështetjes online (lutem referoju pikës 3 tek ToR-s) 4.     Tarifë ditore, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, për këtë konsulencë 5.     Kopje të NIPT-it (nëse disponojnë)

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 19 Maj 2021, ora 16:00, në zarfe të vulosur, me shënimin “Konsulencë për promovimin dhe mbështetje në ngritjen dhe funksionimin e Grupit te Kolegëve (GK)” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania