Tender: Rehabilitim i ambjentit mësimor në FSHMT

 Thirrje për tender

Rehabilitim i ambjentit mësimor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të rehabilitojë klasën ku do të zhvillohet mësimi për studentët e masterit profesional në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në kuadër të zbatimit të programit të ri master profesional në Infermierinë Familjare (IF).

Në kuadër të kësaj iniciative, Qendra HAP kërkon oferta nga kompanitë e interesuara për të kryer punime ndërtimore.

Dokumentat e kërkuara, formularët, specifikat teknike dhe anekset për pjesëmarrjen në tender mund të gjenden KËTU.

Kompanitë e interesuara duhet të shprehin interesin për të marrë pjesë në këtë tender duke dërguar një e-mail në adresën info@hap.org.al brenda datës 28 tetor 2021.

Kompanitë e interesuara mund të marrin pjesë në vizitën në terren, brenda datës 02 nëntor 2021. Detajet rreth vendit dhe orës së vizitës në terren do t’u dërgohen kompanive të interesuara brenda datës 29 tetor 2021.

Kompanitë që do të marrin pjesë në tender duhet të dorëzojnë pranë Qendrës HAP kopjet fizike të dokumentave të kërkuara, të printuara në letër me kokë dhe një version të skanuar të dokumentave (në CD ose USB).

Oferta duhet të përfshijë:

  1. Letrën e interesit (Shtojca 4.2)
  2. Preventiv të punimeve, plotësuar me çmimet dhe shumat përkatëse (sipas formës së preventivit të dhënë në Shtojcën 2.1)
  3. Ofertën financiare në Lek, e cila duhet të korespondojë me shumat nëntotale dhe totale të preventivit (Formati i dhënë në Shtojcën 2.0), në një zarf të veçantë
  4. Sigurimin e ofertës (shtojca 4.2)
  5. CV-në e kompanisë (me dëshmi të përvojës së kompanisë në kryerjen e punimeve të ngjashme);
  6. CV-në e Menaxherit të përshtatshëm për rolin
  7. CV-të e ekipit teknik që do të jetë drejtpërdrejtë përgjegjës për koordinimin e punimeve dhe që do të punojë në terren (shiko Shtojcën 4.2 dhe Shtojcën 4.3);
  8. Grafikun e punimeve me një përshkrim të shkurtër të kohës dhe rendit të punimeve që do të kryhen (shiko Shtojcën 4, Shtojca 4.1);
  9. Kopjen e regjistrimit (QKR) dhe licencës së kompanisë;
  10. Kopjen e statusit të kompanisë nga autoritetet tatimore dhe konfirmimi i Autoriteteve Tatimore që kompania nuk ka detyrime.
  11. Deklaratë bankare që tregon se Kontraktori ka një depozitë prej 30% të vlerës totale të kontratës, e marrë 5 ditë përpara dorëzimit të dokumenteve të tenderit dhe e paprekshme si vlerë deri në 1 muaj nga dita e mbylljes së tenderit.

Për përgatitjen e ofertave, kompanitë do të vizitojnë terrenin, do të verifikojnë dhe do të kryejnë matjet e tyre; një raport i shkurtër i vizitës së terrenit duhet t’i shtohet ofertës.

Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe të veçanta, të dyja brenda një zarfi të vulosur.

Aplikimi për tender duhet të dërgohet jo më vonë se ora 16:00, datë 11 nëntor 2021 në adresën:

Objekti: Punime ndërtimore

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al; Website: www.hap.org.al