FTESË PUBLIKE PËR TENDER: Kompani konsulence për projektimin, planifikimin dhe supervizimin e punimeve civile për ndërtimin e tre qendrave të kujdesit parësor dhe dy ambulancave

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve  të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Në mbështetje të Qeverisë Shqiptare, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, HAP do të marrë përsipër kryerjen e punimeve për rehabilitimin dhe/ose ndërtimin e objekteve të kujdesit shëndetësor parësor (3 qendra shëndetësore dhe 2 ambulanca) në zonat e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Në këtë kuadër, HAP po kërkon oferta nga kompani të interesuara në mënyrë që të përzgjedhë dhe kontraktojë Kompani konsulence për  projektimin, planifikimin dhe supervizimin e punimeve civile për ndërtimin e tre qendrave të kujdesit parësor dhe dy ambulancave.

Shkarkoni më poshtë Termat e Referencës ku mund të gjeni dokumentat e kërkuara për të marrë pjesë në këtë tender dhe specifikimet teknike.[/vc_column_text]

Udhëzime për ofertuesit:

Kompania Inxhinierike e cila është e interesuar të dorëzojë ofertën për këtë tender duhet të sigurojë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokumenta ligjore të kompanisë (Ekstrakt i QKB-së, licensat për projektimin dhe supervizimin e punimeve)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:

a- paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)

b-paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)

c-vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

*Të gjitha dokumentet ligjore duhet të jenë origjinale dhe të jenë lëshuar brenda tre (3) muajve të fundit

  • Profil të kompanisë
  • Të paktën tre referenca (përfshirë pozicionin, numrin e telefonit dhe adresën e-mail) të cilët mund të japin informacion për kualifikimet e aplikantit për punë të ngjashme
  • Ekspertët e kërkuar: Arkitekt, inxhinier ndërtimi, inxhinier mekanik, inxhinier elektrik, supervizor dhe inxhinier gjeo-teknik
  • CV dhe licensa të ekspertëve me përshkrim të detajuar të punimeve të mëparshme, të ngjashme me punimet e pritshme në këtë thirrje; të paktën 10 vjet eksperiencë
  • Ofertë financiare e firmosur, në Lekë, pa përfshirë TVSH ku të specifikohet vetëm tarifa ditore dhe kosto e transportit në Lekë/Km
  • Preferohet njohje e mirë e gjuhës angleze

Në rast mungese të dokumentave të kërkuara më sipër, subjekti nuk do të kualifikohet për hapat e mëtejshëm të vlerësimit. 

Afati i aplikimit

Aplikimet duhet të dorëzohen në zarfa të mbyllur dhe të vulosur, në adresën e mëposhtme, brenda datës 27 janar 2020, ora 16.00.

Health for All Project

Rruga Themistokli Gërmenji

Pallati 10, Kati II, Apt. 1

Tiranë, Shqipëri