Thirrje për tender: Blerje e mobiljeve

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP do të sigurojë mobiljet e nevojshme për një ambulancë të ndërtuar në bashkinë Kamëz.

Në kontekstin e kësaj nisme, Qendra HAP fton kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat për blerjen e mobiljeve sipas Listës me pajisje dhe specifikimeve teknike që mund të shkarkohen KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën në Lekë (përfshirë TVSH), në një zarf te veçantë
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.), ku kompania duhet të ketë një arkitekt/inxhinier
  • Portofol të punëve të ngjashme
  • Mostrat e materialeve (përfshirë pëlhurën / tekstilin) ​​dhe mekanizmat që do të përdoren, të plotësuara me dokumente teknike si: çertifikata e origjinës, konformitetit, skedarët teknikë dhe katalogë.
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Ju lutemi vini re se oferta financiare duhet të ketë të gjithë artikujt e listuar. Ofertat e pjesshme nuk do të merren parasysh në procesin e vlerësimit.

Transporti dhe montimi i mobiljeve do të mbulohet nga furnizuesi.

Afati i fundit për aplikim

Dosjet e aplikimeve duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura (në kopje të shtypura dhe të skanuara në CD/USB) brenda datës 25 Prill 2023, ora 16:00, me shënimin “Blerje e mobiljeve” në adresën më poshtë.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Website: www.hap.org.al