Thirrje për: Ofrues shërbimi për të kryer anketën “Indeksi i Kënaqësisë së Pacientëve” në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri

 

Thirrje për: Ofrues shërbimi për të kryer anketën “Indeksi i Kënaqësisë së Pacientëve” në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të kujdesit parësor është në fokus të projektit dhe kjo arrihet në bashkëpunim të ngushtë me strukturat në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siç është Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Social, referuar më poshtë si Agjencia.

Në përgjigje të kërkesës së Agjencisë për vlerësimin e kënaqësisë së pacientit, si një tregues për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor, HAP po kërkon një ofrues shërbimi për të kryer Anketën “Indeksi i Kënaqësi së Pacientëve” në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri.

Termat e Referencës për këtë shërbim mund të gjenden KETU.

Ofertuesit për këtë shërbim duhet të dorëzojnë pranë Qendrës HAP dokumentat e mëposhtëm:

  • CV e kompanisë, në të cilën të dëshmohen eksperiencat e mëparshme në kërkime, preferohen studime të shërbimeve shëndetësore, përfshirë mbledhjen elektronike të të dhënave përmes përdorimit të tabletave
  • Planin e aktiviteteve dhe logjistikën për arritjen e objektivave të listuara në Termat e Referencës.
  • CV të stafit kryesor dhe pozicioneve të përcaktuara në terma: CV të plota të koordinatorit të studimit dhe menaxherit të të dhënave duke dëshmuar aftësinë për të trajtuar dhe siguruar në mënyrë cilësore përmbushjen e kërkesave sipas termave. CV të shkurtra të tre mbikëqyrësve në terren, duke dëshmuar kryesisht punë të ngjashme në të kaluarën
  • Ofertën financiare në Lek, përfshirë TVSH (nëse TVSH aplikohet)/Taksën. Ju lutemi referojuni Shtojcës A tek termat e referencës për ofertën financiare.
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, Ekstrakt QKB, etj.) si dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse është subjekt i TVSH-së apo jo.
  • Një dokument nga Drejtoria Tatimore që dëshmon se (subjekti juaj):
    • ka përmbushur detyrimet fiskale,
    • ka paguar të gjitha kontributet shoqërore,
    • vërtetim për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen brenda datës 7 Shtator 2022, ora 16:00, në zarf të vulosur (në kopje të shtypura dhe të skanuara në një CD/USB), me shënimin “Indeksi i kenaqësisë së pacientëve” në adresën:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

Për çdo pyetje lidhur me këtë thirrje, jeni të lutur të shkruani në E-mail: info@hap.org.al brenda datës 30 gusht 2022.