Ri-thirrje për tender: Shërbime TIK dhe mbështetje për aktivitetet e HAP

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

HAP po kërkon shërbimet e një kompanie konsulente, me eksperiencë që të mundësojë shërbime të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe të mbështesë aktivitete ku kërkohen njohuri dhe ekspertizë në TIK. Termat e referencës mund ti shkarkoni KËTU.

Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV e kompanisë ku të listohen eksperienca të mëparshme në fushën e TIK, jo më pak se 5 vjet
  2. CV e anëtarëve të ekipit, diploma dhe kualifikime të tjera (arsimim në fushën e IT: informatikë inxhinierike, shkenca kompjuterike etj.)
  3. Eksperienca e punës e anëtarëve të ekipit që kanë jo më pak se 7 vjet në fushën e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve informatike në institucione publike ose private
  4. Dokumentat e regjistrimit të kompanisë
  5. Certifikata ISO certificates të kompanisë (ISO 9001 dhe ISO 27001)
  6. Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    1. paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    2. paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    3. vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit
  7. Ofertën financiare me tarifën ditore, përfshirë TVSH (nëse aplikohet)

 

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 10 korrik 2020, ora 16.00, në zarfe të vulosur, me shënimin ‘Shërbime TIK’, në adresën e mëposhtme:

Ekipi i Prokurimit

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Gërmenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

 

Për cdo pyetje na kontaktoni në adresën: info@hap.org.al Brenda datës 25 qershor 2020