Ri-shpallje e ftesës për Tender: Ofrimi i trajnimit mbi “Kujdesin shëndetësor për të moshuarit” për ekipet e mjekësisë familjare

RI-SHPALLJE

Ftesë për Tender

Ofrimi i Trajnimit të akredituar për Trajnerë (ToT) mbi “Kujdesin shëndetësor për të moshuarit” për ekipet e mjekësisë familjare

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Sëiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një Kompanie/Organizate konsulente për të ofruar Trajnime të akredituara për Trajnerë (ToT) mbi “Kujdesin shëndetësor për të moshuarit” për ekipet e mjekësisë familjare (Mjekët e Përgjithshëm/Mjekët e Familjes dhe Infermierët e Familjes). Termat e referencës mund të gjenden KËTU:

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin dokumentacionin  më poshtë:

  1. Profilin e organizatës (CV), duke vërtetuar eksperiencë të mëparshme në dhënien e trajnimeve për ofruesit e kujdesit shëndetësor
  2. Listën e trajnerëve, të përbërë të paktën nga 2 (dy) mjekë të përgjithshëm/mjekë familjeje dhe 2 (dy) infermierë familjeje
  3. CV-në e trajnerëve që ofruesi do të përfshijë, duke dëshmuar se:

i) aktualisht punojnë përkatësisht si mjekë dhe infermierë familjeje

ii) kanë përvojë në përpunimin e materialeve të trajnimit dhe

iii) kanë ofruar trajnime për ofruesit e kujdesit shëndetësor parësor në të kaluarën.

4. Agjendën paraprake të trajnimit në përputhje me termat e referencës

5. Kaledarin e trajnimeve

6. Tarifën ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës.Ju lutem vini re se një ditë trajnimi duhet të ofrohet nga dy trajnerë.

7. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat

8. Dokumentat e regjistrimit të organizatës/kompanisë (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 6 shtator 2022, ora 16:00, në zarfe të vulosur (në kopje të shtypura dhe te skanuara në një CD/USB), me shënimin “Ofrimi i Trajnimeve për Trajnerë” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.5, Tirana, Albania