Ri-shpallje e ftesës për tender: Ekspert i çështjeve gjinore

Ftesë për tender

Ekspert i çështjeve gjinore për integrimin e aspekteve gjinore në Kurrikulumin e Masterit Profesional të Infermjerisë në Familje

Shëndet për të Gjithë (HAP) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

Strategjia e SDC për Shqipërinë 2018-2022 thekson se “projektet e mbështetura nga Qeveria Zvicerane, kërkojnë të promovojnë hartimin e politikave vendore të ndjeshme ndaj gjinisë, të rrisin përfaqësimin e grave në proceset e vendimmarrjes, si dhe të ulin barrën e punës së papaguar të grave dhe të nxisin pjesëmarrjen e tyre në arsim dhe tregun zyrtar të punës. Në përgjigje të kësaj strategjie, HAP adreson çështjet gjinore si një temë transversale në aktivitetet e tij.

Në këtë kontekst, HAP është i interesuar të kontraktojë një ekspert kombëtar të çështjeve gjinore për të lehtësuar integrimin e aspekteve gjinore në Kurrikulumin e Masterit Profesional të Infermjerisë në Familje, sikundër përshkruhet me detaje në termat e referencës, të cilat mund të gjenden KËTU.

Eksperti gjinor i interesuar duhet të dërgojë dokumentat e mëposhtëm:

  • CV e ekpertit, ku të demonstrohet ekperiencë e gjerë lidhur me çështjet e integrimit gjinor, sikundër përshkruhet në pikën 5 të këtyre Termave të Referencës (Arsimi dhe Kërkesat e Eksperiencave në Punë). Preferohen eksperienca të mëparshme në fushën e çështjeve gjinore dhe shëndetit.
  • Tarifa e pagesës ditore në Lek, e cila të përfshijë TVSH dhe taksa të përfshira.
  • Dy referenca për punë të ngjashme – kontaktet (email, cel), emrin e referentit dhe pozicionin.
  • Një letër interesi, ku të shpjegoni interesin që keni për realizimin e këtyre termave të referencës.
  • Një plan pune, duke përcaktuar ditët e punës sipas detyrave në pikën 4 të Termave të Referencës.

Në rastin kur aplikanti është kompani/OJF,  vlerësimi do të kryhet mbi ekspertin e propozuar. Vini re, pritet që ju të ofroni vetëm një tarifë ditore të konsulentit.

Eksperti duhet të lëshojë faturë tatimore për ekspertizën.

Aplikimi duhet të dërgohet renda orës 16.00 të datës 4 Shkurt 2021, në një zarf të mbyllur mbi të cilin të shkruhet qartë “Ekspert gjinor, Masteri IF”, në adresën.

HAP Centre

Street “Themistokli Gërmenji”, Pall.10, Kati II, Apt.1, Tirana, Albania