RI-HAPJE E THIRRJES PER TENDER

Shëndet për të Gjithë (HAP) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i tij është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë përmes shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP).

Në këtë kuadër, HAP po kërkon oferta për blerjen e librave të rinj (në gjuhën angleze) sipas listës që mund të shkarkohet KËTU. Librat do të dorëzohen në zyrën e HAP në Tiranë.

Dokumentet që kërkohen për tenderimin:

  • Oferta financiare në Lekë, përfshirë TVSH sipas listës
  • Datën e dorëzimit të librave
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj)
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Lutem vini re që propozimin zyrtar mund ta dërgoni elektronikisht (në format të skanuar, firmosur dhe vulosur) brenda datës 19 prill 2020 në adresën info@hap.org.al me subjekt ‘Blerja e librave’.

Vlerësimi i ofertave do të kryhet si më poshtë:

Oferta financiare: 80% nga 100%

Koha e dorëzimit: 20% nga 100%