Protokollet për SJT-të prezantohen në Konferencë Ndërkombëtare

Më 10&11 nëntor 2022 u zhvillua në Prishtinë Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Mjekësisë Familjare në të cilën morën pjesë profesionistë të kujdesit parësor nga vendet e rajonit. HAP mundësoi pjesëmarrjen në konferencë të Dr. Adriana Banaj (Qsh Patos) dhe Dr. Kledian Deda (QSh Frakull) të cilët ndanë me kolegët përvojën e tyre lidhur me përdorimin e protokolleve të mjekimit për 5 sëmundje jo të transmetueshme (SJT) nga ekipi i mjekut të familjes. Hartimi dhe zbatimi i protokolleve dhe udhëzuesve klinikë mbështetet nga HAP.

Diskutimi u fokusua në mënyrë të veçantë në ndikimin që ka pasur zbatimi i protokolleve në përmirësimin e komunikimit të ekipit, rritjen e rolit të infermierit të familjes në menaxhimin e sëmundjeve kronike dhe hetimin në kohë e menaxhimin më të mirë të sëmundjeve kronike.