Prezantohen modelet e shërbimeve shëndetësore në banesë

Në kuadër të hartimit të mdeleve për shërbimet  e kombinuara shëndetësore dhe sociale tw kujdesit në banesë, u realizua studimi “Vlerësimi i nevojave për shërbime të kujdesit në banesë në qarqet Dibër dhe Fier’. Gjetjet e studimit, u diskutuan në një workshop online të zhvilluar më 27 maj. Objektivi i workshop-it ishte ndërtimi i një udhërrëfyesi për përshtatjen dhe pilotimin e “Shërbimeve të reja të ofruara në shtëpi” në sektorin e kujdesit shëndetësor parësor në rajonin e Dibrës dhe Fierit. Nga 4 modelet e propozuara nga ekspertët, përfaqësues të grupit të interesit pjesëmarrës në takim, zgjodhën dy modele kryesore të cilat u prezantuan dhe diskutuan më tej në takime konsultuese me ekipet e 8 qendrave shëndetësore (4 në secilin qark). Grupi i punës hartoi gjithashtu relacionin për politikat  “Zbatimi i Shërbimeve të Kujdesit në Banesë në Shqipëri” të cilin mund ta shkarkoni këtu.