Politikat e privatësisë

I nderuar përdorues,

Ju po vizitoni faqen zyrtare të Projektit Shëndet për të Gjithë, www.hap.org.al ku publikohen informacione mbi aktivitetet e Projektit dhe botime me interes për profesionistët e shëndetit publik dhe kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri.

Për vizitorët e www.hap.org.al, sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimore (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e vizitorëve të faqes, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

Projekti Shëndet për të Gjithë nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

Për cdo paqartësi që mund të keni, lutemi na kontaktoni në info@hap.org.al