NJOFTIM PËR VEND PUNE: SHOFER

 Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë nga shëndetësia më e mirë falë shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Për nevoja të zbatimit të projektit, HAP po kërkon një shofer me kohë të plote. Shoferi do të mbështesë ekipin e projektit HAP në zbatim të përgjigjegjësive dhe kompetencave të kërkuara. Termat e referencës për këtë pozicion gjenden KËTU:

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  •  CV-në e përditësuar, me të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë në drejtim automjeti si shofer profesionist
  • Kopje e lejes së drejtimit të vlefshme dhe diplomën përkatëse (diplomë e shkollës së mesme dhe/ose diplomë universiteti)
  • Dy referenca të firmosura të cilat duhet të përfshijnë emrin, adresën e e-mailit dhe numrin e telefonit të punëdhënësit.

Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 10 Maj 2022, ora 16:00, në një zarf të mbyllur mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Njoftim për vend pune – Shofer” në adresën e mëposhtme:

HAP Centre

Rruga Themistokli Gërmenji

Pallati Helios, Kati II, Ap.5

Tirane, Shqipëri