Ndërhyrjet e HAP prezantohen në Kongresin e Shëndetësisë

Në datat 6&7 mars u mbajt në Tiranë Kongresi i parë i Shëndetësisë i cili mblodhi bashkë politikë-bërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesi të shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor.

Një prej temave që u trajtua në një panel të vecantë ishte edhe “Kujdesi shëndetësor parësor si një mekanizëm stretegjik për të siguruar mirëqënien e qytetarëve dhe adresimin e sfidave të të ardhmes”. Pjesë e panelit ishte Dr. Besim Nuri, Drejtues i projektit “Shëndet për të Gjithë”, i cili prezantoi kontributin e deritanishëm të HAP duke u ndalur në modelet që po zbatohen tashme edhe në nivel kombëtar, përkatësisht: kujdesi shëndetësor në banesë; protokolle dhe udhëzues klinikë për trajtimin e sëmundjeve kronike dhe Edukimi në Vazhdim përmes Grupeve të Kolegëve.

Për të mësuar më shumë mbi aktivitetet e projektit, lutemi shfletoni broshurën në këtë link.