MSHMS takim me ekspertët për Strategjinë e KSHP

Në 15 mars 2019 u zhvillua pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale takimi konsultues “Analiza e situatës në Kujdesin Shëndetesor Parësor (KSHP)” në kuadrin e Hartimit të Strategjisë së KSHP-së nën drejtimin e Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Mira Rakacolli.

Projekti Shëndet për të gjithë (HAP) po mbështet Grupin Teknik të punës të ngritur nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për këtë qëllim, me ekspertë të shëndetit publik dhe të kujdesit parësor dhe ekspertë ndërkombëtarë të mobilizuar nga HAP. Synimi i takimit ishte komunikimi ndër-institucional lidhur me informacionet e nevojshme për zhvillimin e strategjisë së KSHP-së dhe konsensusi ndërmjet pjesëmarrësve përfaqësues të aktorëve në zhvillimin e kësaj strategjije, lidhur me analizën e situatës aktuale të KSHP-së në Shqipëri.

Krahas titullarëve dhe specialistëve nga MShMS, Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik, Qendra Kombëtare e Cilësisë , Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, pjesë e panelit ishin Znj. Debora Kern, Shefe e Sektorit të Shëndetit dhe Qeverisje dhe Znj. Zhenihen Zanaj, Zyrtare e Programit Kombëtar për Shëndetësinë pranë Ambasadës Zvicerane dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës HAP, njëherësh Menaxher i Projektit Shëndet për të Gjithë Dr. Besim Nuri.