Lajme

Infermiere Eleni Tafa: Trajnimi mbi procedurat standarde infermierore mjaft i vlefshëm për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë

Eleni Tafa është infermiere e Kujdesit Shëndetësor në Banesë në Qendrën Shëndetësore të Gostimës në rrethin e Elbasanit. Falë rezultateve të saj të larta gjatë trajnimit, ajo është përzgjedhur që të trajnojë pjesën tjetër të stafit mbi procedurat standarde infermierore të nevojshme për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë për pacientët e përzgjedhur të zonës. […]

HAP furnizon 27 qendra shëndetësore me pajisje për Kujdesin Shëndetësor në Banesë

Në përpjekje për të rritur qasshmërinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor, HAP furnizoi 27 qendra shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, dhe Shkodër me pajisjet e nevojshme për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë. Ky investim synon t’u vijë në ndihmë të personave me sëmundje kronike dhe të moshuar, gjendja shëndetësore e […]

Komiteti Drejtues miraton Planin Vjetor të Aktiviteteve

Takimi i 18-të i Komitetit Drejtues të Projektit Shëndet për të Gjithë u mbajt më 18 Mars 2024, në ambientet e Ministrisë së Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale. Kryesuar nga Znj. Mira Rakacolli, Zëvendësministre e Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Sabine Piccard, Drejtuese e Sektorit të Shëndetësisë dhe Qeverisjes në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim […]

HAP mbështet vizitat monitoruese për cilësinë e kujdesit për pacientët kronikë

Për të nxitur zbatimin efektiv të protokolleve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, HAP po forcon kapacitetet e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor duke mbështetur vizitat monitoruese të specialistëve të tyre në qendrat shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korcë dhe Shkodër. Vizitat […]

Seminari i Planifikimit Vjetor: HAP përcakton prioritetet për 2024-2025

Përfaqësuesit dhe palët e interesit të Projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) u mblodhën për Seminarin e Planifikimit Vjetor më 20 shkurt 2024. Seminari u mbajt në përputhje me dokumentin e miratuar të projektit dhe planin afatshkurtër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS) me qëllim dakordësimin për prioritetet dhe aktivitetet për vitin e […]

Përfundojnë trajnimet për trajnerë mbi Procedurat Standarde Infermierore në 27 Qendra Shëndetësore

Në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar aftësitë profesionale të infermiereve të familjes gjatë ofrimit të Kujdesit Shëndetësor në Banesë, HAP mbështeti zhvillimin e trajnimeve për trajnerë lidhur me procedurat standarde infermierore të cilat u mbyllën tashmë me sukses në 27 qendra shëndetësore në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Beratit, […]

Dr. Shkëndije Kuçi: HAP, mbështetje e vazhdueshme për mjekësinë familjare

Qendra Shëndetësore Vorë është një nga qendrat e rinovuara plotësisht me mbështetjen e projektit HAP. Në këtë qendër ku po zbatohen disa ndërhyrje të rëndësishme të projektit si përdorimi i protokolleve të përditësuara për trajtimin e 5 SJT-ve, ofrimi i kujdesit shëndetësor në banesë, zbatimi i profileve të reja të infermierit të familjes në qendër […]

HAP shpërndan 649 çanta me mjete të ekzaminimit fizik për mjekë dhe infermierë familjeje

Gjatë muajit dhjetor 2023, HAP shpërndau 649 çanta mjekësore për mjekët dhe infermieret e familjes të qendrave shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Shkodër. Çantat përmbajnë rreth 13 mjete të ekzaminimit fizik si stetoskopi, aparati i tensionit, pulsoksimetri, otoskopi, çekiçi neurologjik, treguesi i fluksit respirator, termometri digjital, laku hemostatik, kalendari i […]

Përfundojnë trajnimet për Menaxhimin e Shëndetit Mendor në KSHP

Kanë përfunduar me sukses trajnimet për trajnerë të mjekëve, infermierëve, punonjësve socialë dhe psikologëve të familjes të 29 qendrave shëndetësore në Durrës, Elbasan, Fier, Burrel, Korçë, Shkodër mbi “Përdorimin e Udhëzuesit për Menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Qëllimi i këtyre trajnimeve për trajnerë ishte aftësimi i pjesëmarrëve për përdorimin e […]

HAP zhvillon forum diskutimi mbi ecurinë e zbatimit të kujdesit shëndetësor në banesë

Më 6 dhjetor HAP organizoi forumin “Përvoja e zbatimit të kujdesit shëndetësor në banesë në Shqipëri”. Forumi mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Ambasadës së Zvicrës, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si edhe drejtorët e […]

HAP merr mirënjohje për arritjet në Mbledhjen e Komitetit Drejtues

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues të Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP), e cila u mbajt në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) më 24 nëntor, palët kryesore të projektit u mblodhën për të shqyrtuar e diskutuar ecurinë e aktiviteteve të HAP gjatë gjashtëmujorit të parë të Vitit të Parë të Fazës […]

Shkëmbim përvojash e praktikash ndërmjet projekteve HAP në Shqipëri dhe AQH në Kosovë

Përfaqësues të sektorit të Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe të Projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) realizuan një vizitë pune dy-ditore në Prishtinë në datat 7-8 nëntor ku u mirëpritën nga përfaqësues të Projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH) dhe zv/Ministri i Shëndetësisë së Kosovës. Vizita synonte që përfaqësuesit përkatës të mësonin më shumë […]

Vjeshtë intensive për mjekësinë familjare: Ja trajnimet e realizuara

Muajt shtator-nëntor 2023 kanë mbledhur mjekët dhe infermieret e familjes në trajnime të rëndësishme lidhur me përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj të moshuarve dhe zbatimin e protokolleve për sëmundjet jo të transmetueshme. Trajnimi për Kujdesin mjekësor për të moshuarit është një trajnim kyç përballë nevojës në rritje për kujdes të kësaj grupmoshe. Trajnimi  aftëson mjekët […]

Kujdesi mjekësor për të moshuarit në KSHP: Filluan trajnimet e akredituara nga ASCK

Gjatë muajve tetor dhe nëntor do të zhvillohen Trajnime për Trajnerë lidhur me ofrimin e kujdesit mjekësor për të moshuarit në kujdesin shëndetësor parësor. Me mbështetjen e HAP, ekipe me mjekë dhe infermiere nga qendra shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, dhe Korçë do të aftësohen për zbatimin e udhëzuesve, protokolleve të mjekimit […]

HAP merr pjesë në konferenca ndërkombëtare të shëndetit

Lozanë, Zvicër — Konferenca Zvicerane e Shëndetit Publik 2023, që u mbajt në Lozanë më 12-13 shtator, shërbeu si një platformë e rëndësishme diskutimesh të cilat rikthyen vëmendjen tek marrëdhënia kritike ndërmjet shëndetit publik dhe kujdesit shëndetësor parësor. Këtë vit konferenca kishte si temë qendrore “Public Health and Primary Care: Stronger Together” duke theksuar rolin […]

HAP forcon aftësitë monitoruese për zbatimin e KSHB-së

Gjatë muajit tetor, HAP po mbështet forcimin e aftësive monitoruese të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor (OSHKSH), Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH), Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe Qendrave Shëndetësore për zbatimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë (KSHB) nga ana e ekipeve të mjekësisë familjare. Për këtë qëllim po […]

Vijojnë trajnimet e mjekësisë familjare për parandalimin dhe kontrollin e SJT-ve

Ekipe të përzgjedhura të mjekësisë familjare në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të jenë pjesë e një serie Trajnimesh-për-Trajnerë në muajt shtator-tetor 2023 lidhur me zbatimin e protokolleve dhe udhëzuesve klinikë për sëmundjet jo-infektive më të përhapura si diabeti, hipertensioni, dislipidemia, astma, dhe SPOK-u. Trajnimet parashikojnë ofrimin e 20 seancave 6-orëshe mbi “Përdorimin e […]

Përmirësimi i kujdesit shëndetësor: Bashkëpunimi i suksesshëm i NJVKSH Durrës me HAP

Në qytetin bregdetar të Durrësit, mbi 100,000 banorë po përjetojnë një transformim të kujdesit shëndetësor parësor nën udhëheqjen e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSH). Biseduam me Eriona Petron, Shefe e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor që nga viti 2016, për të mësuar më shumë se si bashkëpunimi me Projektin Shëndet për të Gjithë (HAP) […]

Dr. Bajram Lami: Rritet fluksi i vizitave pas rindërtimit të qendrës shëndetësore

Dr. Bajram Lami është mjeku i qendrës shëndetësore të sapo rindërtuar në fshatin Zall Mner në bashkinë Kamëz. Folëm së bashku për përvojën e tij të gjatë në shërbim të komunitetit dhe për të mirat që sjell përmirësimi i infrastrukturës në cilësinë dhe gamën e shërbimeve që u ofrohen banorëve të zonës. Sa vite keni […]

HAP zhvillon workshop-in “Advokacia në Shëndetësi: Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Grupet Vulnerabël”

Projekti “Shëndet për të gjithë” zhvilloi workshopin me temë “Advokacia në Shëndetësi: Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Grupet Vulnerabël” me pjesëmarrjen e Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave që punojnë në fushën e advokimit në shëndetësi. Qëllimi i workshopit ishte diskutimi mbi çështjet për advokim në kujdesin shëndetësor parësor dhe nevojat aktuale e të mëtejshme të […]

Rindërtohet Qendra Shëndetësore e Zall Mnerit

Banorët e fshatit Zall Mner tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime më të mira shëndetësore falë infrastrukturës moderne të qendrës shëndetësore e cila u rindërtua me investim të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Shëndet për të Gjithë. Qendra shëndetësore e Zall Mnerit është e treta godinë që rindërtohet nga themelet, […]

Takimet Informuese me NjVKSH-të

Vazhdon mbështetja e HAP për Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) për shtrirjen e shërbimeve që do të ofrohen nga ekipi i mjekësisë së familjes, si kujdesi shëndetësor në banesë, zbatimi i protokolleve të sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT), dhe planifikimi i vizitave. Aktualisht, HAP, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor po […]

Përfundon Faza II e Projektit Shëndet për të Gjithë – Ja Arritjet

Projekti Shëndet për të Gjithë përfundoi fazën e tij të dytë më 31 mars 2023 duke shënuar arritje të rëndësishme në mbështetjen për shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në vend. Teksa kujtojnë katër vitet e frytshme që lamë pas, u jemi mirënjohës bashkëpunëtorëve e partnerëve tanë dhe ekspertëve e profesionistëve të shëndetësisë që me mbështetjen […]

Miratohet Trajnimi për Menaxhimin e Shëndetit Mendor në KSHP

Mjekë të familjes, punonjës socialë, psikologë e specialistë të shëndetit mendor u mblodhën më 1 qershor nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe HAP për një takim konsultues mbi trajnimin “Aftësimi i ekipit të mjekësisë së familjes në menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Takimi kishte si synim […]

Vijojnë Trajnimet për Kujdesin Shëndetësor në Banesë

Që prej vitit 2021 HAP po mbështet zbatimin e modeleve të kujdesit shëndetësor në banesë përmes trajnimeve të vazhdueshme të ekipit mjekësor familjar. Në këtë kuadër, rreth 45 infermiere të Qendrave Shëndetësore Rrethinë dhe Postribë në Shkodër janë trajnuar gjatë muajve maj-qershor 2023 për shërbimin e kujdesit në banesë. Këto trajnime synojnë rritjen e aftësive […]

Komiteti Drejtues Miraton Ndërhyrjet dhe Aktivitetet e Fazës së Konsolidimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale miratoi në mars 2023 dokumentin e projektit HAP per Fazën e Konsolidimit, që do të zbatohet nga 1 Prill 2023 deri në 31 mars 2027.   Më 26 prill, 2023 u mbajt mbledhja e 16-të e Komitetit Drejtues të HAP. Gjatë takimit u diskutuan arritjet e fazës së dytë të […]

Ndërhyrjet e HAP prezantohen në Kongresin e Shëndetësisë

Në datat 6&7 mars u mbajt në Tiranë Kongresi i parë i Shëndetësisë i cili mblodhi bashkë politikë-bërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesi të shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor. Një prej temave […]

Hartohet profili i punonjësit social në KSHP

Integrimi i shërbimeve sociale në Kujdesin Shëndetësor Parësor sjell nevojën për futjen e profesionistit të punës sociale, si pjesë e ekipit ndër-disiplinor dhe zbatimin e shërbimit socio-shëndetësor. HAP mbështeti hartimin e profilit të punonjësit social në kujdesin parësor në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dokumenti u diskutua në takimin konsultues […]

Fillojnë trajnimet për kujdesin geriatrik

Që prej muajit mars 2022, HAP në vijim të miratimit nga MSHMS, ka publikuar Manualin e “Kujdesit mjekësor për të moshuarit në KSHP” si një mjet reference në punën e përditshme të mjekëve të familjes dhe infermiereve të familjes  për përkujdesjen shëndetësore për pacientët e moshuar. Duke synuar aftësimin e profesionistëve shëndetësore në zbatimin e […]

Protokollet për SJT-të prezantohen në Konferencë Ndërkombëtare

Më 10&11 nëntor 2022 u zhvillua në Prishtinë Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Mjekësisë Familjare në të cilën morën pjesë profesionistë të kujdesit parësor nga vendet e rajonit. HAP mundësoi pjesëmarrjen në konferencë të Dr. Adriana Banaj (Qsh Patos) dhe Dr. Kledian Deda (QSh Frakull) të cilët ndanë me kolegët përvojën e tyre lidhur me […]

Monitorimi i zbatimit të protokolleve për 5 SJT-të

Protokollet e përditësuara për trajtimin e 5 sëmundjeve më të shpeshta jo-të transmetueshme në KSHP, të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  kanë filluar të zbatohen në të gjitha QSH-të e qarkut Dibër dhe Fier. Për të siguruar monitorimin e zbatimit të tyre, bazuar në treguesit e parashikuar në secilin protokoll, HAP organizoi […]

22 qendra shëndetësore fillojnë përgatitjet për ofrimin e KSHB

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përzgjedhur 22 qendra shëndetësore (QSH) në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korcë dhe Shkodër për fazën e parë të shtrirjes në nivel kombëtar të kujdesit shëndetësor në banesë- një ndërhyrje e prezantuar nga HAP dhe pilotuar në 9 QSH në qarkun e Dibrës dhe Fierit. Në këtë kuadër, 22 QSH-të […]

Fillon zbatimi në nivel kombëtar i ndërhyrjeve të HAP

Që prej fillimit të fazës së dytë të zbatimit (1 prill 2019) HAP ka punuar, ndër të tjera, në krijimin e modeleve të kujdesit shëndetësor në banesë dhe rishikimin e protokolleve të mjekimit për trajtimin, nga profesionistët e KSHP-së, të 5 sëmundjeve jo të transmetueshme: hipertensioni, diabeti mellitus tip 2, dislipidemitë, astma dhe sëmundja pulmonare […]

Mbështetja zvicerane mundëson ndërtimin e QSH-ve në zonat e prekura nga tërmeti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës Adrian Maître dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, vizituan qendrën e rë shëndetësore në Ishëm. QSH Ishëm u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u ndërtua prej themeleve pas shembjes së godinës së vjetër. Gjatë vizitës, Ministrja e Shëndetësisë dhe […]

Miratohen profilet e reja të infermieres në KSHP

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar propozimet e HAP për 3 profile të reja pune të infermieres në KSHP: infermieren e familjes në qendrën shëndetësore, infermieren e ambulancës dhe infermieren e kujdesit në banesë. Ndërkohë, janë zhvilluar takimet konsultuese me palët e interesit për 3 profile të reja, përkatësisht: infermierja e shkollës, infermierja […]

Inaugurimi i masterit profesional në Infermieri Familje

Më 7 mars 2022 u zhvillua ceremonia e inaugurimit të programit të ri master profesional në Infermieri Familje në të cilën morën pjesë Ministja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrian Maître, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Ilirjana Zekja, stafi […]

Tryezë e rrumbullakët me projektin “Kujdes Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”

HAP  po mbështet qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor për përmbushjen e standardeve të cilësisë për akreditim në zbatim të kuadrit rregullator në fuqi në Shqipëri. Aktualisht, QSH Patos ka përmbushur standardet bazë dhe po vijon punën deri në akreditimin zyrtar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Sëndetësor dhe Shoqëror ndërkohë që një […]

Konferenca e parë ndërkombëtare e infermierisë

Profesioni i infermierisë në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor duhet të forcohet që të adresojë sfidat shëndetësore në përgjigje të sëmundshmërisë në rritje dhe sfidave të reja që ka sjellë pandemia COVID-19. Nisur nga kjo krijimi i modeleve të reja të shërbimeve të kujdesit që plotësojnë nevojat më urgjente si parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve […]

Zv. Presidenti zviceran Alain Berset viziton Shqipërinë

Zv. Presidenti dhe Ministri zviceran për Çështjet e Brendshme, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, Alain Berset zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri. Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë nga zyrtarë zviceranë në vitet e fundit. Gjatë vizitës, Ministri Berset takoi Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Brahimaj me të cilën firmosi marrëveshje […]

Hapet programi i ri master profesional Infermieri Familje

Programi i ri master profesional “Infermieri familje” ofrohet tashmë në Shqipëri nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, mbështetur nga projekti “Shëndet për të Gjithë”. 14 studentë janë përzgjedhur për të ndjekur programin në vitin akademik 2021-2022 të cilët do të marin diplomën në Master Profesional "Infermieri Familje" dhe kualifikimin e specializuar të Infermierit të Familjes [...]

Planifikimi i vizitave me mjekun e familjes shtrihet edhe në QSH Klos

Planifikimi i vizitave me mjekun e familjes është një prej kërkesave të standardeve të akreditimit të qendrave shëndetësore. Në këtë kuadër, HAP mbështeti në vitin 2020 QSH Patos në zbatimin e planifikimit të konsultave të pacientëve me sëmundje kronike, fëmijëve për cështje të lidhura me vaksinimin, dhe për ndjekjen e grave shtatzëna. Sistemi i planifikimit […]

Vijon përshkallëzimi i Grupit të Kolegëve përtej 2 qarqeve të HAP-it

HAP vazhdon mbështetjen për ngritjen dhe funksionimin e GK-ve jashtë 2 qarqeve pilot (Fier dhe Dibër) nëpërmjet promovimit të Udhëzuesit të GK dhe të materialeve të trajnimit të zhvilluara nga HAP të dedikuara profesionistëve shëndetësorë në KSHP dhe bashkëpunimit me Urdhrin e Infermierëve qendror dhe rajonalë. Gjithashtu, HAP ka mundësuar orientim, trajnim dhe udhëzim të […]

Aftësimi i personelit infermieror për ofrimin e shërbimit në banesë

Që prej muajit Maj 2021 HAP po mbështet zbatimin e modeleve të kujdesit shëndetësor në banesë. Në këtë kuadër 76 infermierë nga qarku Dibër dhe Fier janë trajnuar për kryerjen e procedurave standarde infermierore si: trajtimi i dekubituseve, kujdesi për stomat, trajtimi i limfedemës, vendosja e tubit nazo-gastrik, performimi i elektrokardiografisë etj. Aftësimi i infermierëve […]

Miratohet programi master në Infermieri Familje

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar hapjen e programit "Infermieri Familje" i cili do të ofrohet për herë të parë në Shqipëri nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë). Masteri Profesional “Infermieri Familje” mbështetet nga Projekti Shëndet për të Gjithë i cili ka bërë të mundur: Përmirësimin e infrastrukturës mësimore [...]

Drejtuesit e HAP vizitojnë QSH Patos

Prof. Kaspar Wyss, Drejtor i HAP dhe Zv. Drejtor i Institutit Zviceran të Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH), i shoqëruar nga Dr. Besim Nuri, Menaxher i Projektit HAP  dhe Dr. Ehadu Mersini, Përgjegjëse për Cilësinë e Kujdesit, vizituan më 25 maj 2021 qendrën shëndetësore të Patosit. QSH Patos është një prej QSH-ve në Shqipëri […]

Rehabilitimi i QSH-ve të dëmtuara nga tërmeti

Qeveria zvicerane, përmes projektit "Shëndet për të Gjithë", po financon rindërtimin e një qendre shëndetësore (QSH Likmetaj, Ishëm) dhe një ambulance (Borizanë) të cilat u dëmtuan plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Investimi prej rreth 300,000 franga zvicerane është pjesë e mbështetjes zvicerane për Shqipërinë për rimëkëmbjen pas tërmetit. Përfitues të këtij shërbimi janë mbi [...]

Mbështetja zvicerane arrin në qendrat shëndetësore në Finiq dhe Dropull

Qendrat shëndetësore në bashkitë e Finiqit dhe Dropullit marrin pajisje dhe furnizime mjekësore për të përballuar më mirë trajtimin e Covid-19. Përmes një bashkëpunimi midis ambasadave të Zvicrës dhe Greqisë, pajisje dhe furnizime mjekësore u dorëzuan në qendrën shëndetësore të Alikos, në bashkinë Finiq. Infermierët dhe mjekët gjithashtu u trajnuan për përdorimin e pajisjeve. Qendra […]

HAP mbështet Konferencën Ndërkombëtare e Shëndetit Publik

HAP mbështeti organizimin e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare të Shëndetit Publik e cila u zhvillua online më 23 mars 2021. Tema e konferencës së këtij viti ishte “Integrimi i Shërbimeve të Shëndetit Publik në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Pjesë e panelistëve ishte edhe Prof. Pascal Bovet (Universiteti i Lausanne-s), i ftuar nga HAP dhe Instituti Zviceran […]

Zvicra jep aparate oksigjeni për kujdesin në familje

Qendra shëndetësore në Tiranë, Fier dhe Dibër po marrin koncentrues oksigjeni dhe pajisje mbrojtëse për t’u përdorur për kujdesin në shtëpi për pacientët me sëmundje jo-infektive si dhe për ata me forma mesatare të Covid-19 Ambasada e Zvicrës përmes projektit të saj ‘Shëndet për të Gjithë’ ka përfunduar shpërndarjen e 58 koncentruesve të oksigjenit për […]

Përditësohen udhërrëfyesit dhe protokollet klinike për SJT-të

Në Shqipëri vlerësohet se SJT-të shkaktojnë rreth 93% të vdekjeve totale, ku pjesën më të madhe e përbëjnë sëmundjet kardiovaskulare (me rreth 57%)[1]. SJT-të janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë dy dekadave të fundit, një trend ky që pritet të vazhdojë në të ardhmen për shkak të rritjes së jetëgjatësisë në lindje dhe plakjes […]

Kërkuesit e rinj përfitojnë nga programi i trajnimi për Kërkime Operacionale

Në Shqipëri është e nevojshme rritja e kapaciteteve në kërkimet operacionale me fokus tek Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Shëndeti Publik. Në kurrikulat e arsimit shëndetësor mungon formimi për punë kërkimore si dhe materiale mësimore në gjuhën shqipe për çështjet kërkimore. Gjithashtu mungojnë burimet financiare për të praktikuar dhe zbatuar aktivitete kërkimore në kuadër të kurrikulës […]

Zhvillohen takime informuese për bashkë-financimin e QSH-ve

Që prej 1 prillit 2019, HAP po punon për ndërtimin dhe zbatimin e një mekanizmi bashkëfinancimi për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qendrave shëndetësore/ambulancave me pjesëmarrjen e njësive të qeverisjes vendore, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore rajonale dhe lokale.. Në këtë kuadër, gjatë periudhës korrik-shtator 2020 u zhvilluan takime informuese me përfaqësues të 10 bashkive në […]

Përfaqësues të Ambasadës Zvicerane takojnë profesionistë të KSHP-së

Në muajt korrik dhe shtator, Znj. Chantal Nicod, Drejtuese e Sektorit të Shëndetësisë dhe Qeverisjes në Ambasadën e Zvicrës, vizitoi në korrik dhe shtator QSH Patos dhe Kuman (qakru Fier) dhe QSH Nr. 1 në Tiranë e shoqëruar nga Znj. Zhenihen Zanaj, Oficere Kombëtare e Programit të Shëndetësisë (Ambasada e Zvicrës) dhe Dr. Besim Nuri, […]

Mbërrijnë respiratorët e dhuruar nga Zvicra, UNDP dhe Norvegjia

Mbërritën në Shqipëri respiratorët e rinj në kuadër të marrëveshjes së partneritetit midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe tre donatorëve ndërkombëtarë: Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP).  Kontributi prej 330,000 USD i Ambasadës së Zvicrës u realizua përmes Projektit […]

Zhvillohet takimi prezantues me kërkuesit e rinj

Më 10 qershor 2020, u zhvillua takimi i parë prezantues me fituesit e nismës ‘Kërkime operacionale në shëndetësi 2020’. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i fituesve të kohortës së parë të nismës “Kërkimi Operacional në Shëndetësi 2020” dhe ideve të tyre kërkimore, duke krijuar kështu një frymë grupi të kërkuesve të rinj. Në takim morën […]

HAP mbështet kërkuesit e rinj në zhvillimin e kërkimeve operacionale në shëndetësi

Projekti Shëndet për të Gjithë shpalli në fillim të vitit iniciativën për mbështetjen e kapaciteteve kërkimore përmes  aplikimit për mikro-financime për kërkime operacionale në shëndetësi. Nga 17 janari deri më 20 shkurt 2020, HAP ftoi kërkues të rinj (nën moshën 35 vjeç) që të aplikojnë për ndihmë financiare për kërkime operacionale në fusha të caktuara […]

Zvicra, Norvegjia dhe UNDP financojnë blerjen e 30 respiratorëve për të ndihmuar Shqipërinë të përballojë COVID-19

Një kontribut i ri prej 700,000 USD nga tre donatorët ndërkombëtarë i shtohet 54 respiratorëve të siguruar tashmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social. Një marrëveshje e përbashkët partneriteti u nënshkrua sot virtualisht midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të […]

Hapësirë e dedikuar për COVID-19

Projekti Shëndet për të Gjithë ka publikuar së fundmi një hapësirë të dedikuar për COVID-19 për ti ardhur në ndihmë sidomos profesionistëve të kujdesit shëndetësor parësor. Klikoni KETU për më shumë informacion.

Shtyrje e afatit për njoftimin e fituesve të kërkimit operacional

Projekti Shëndet për të Gjithë njofton të gjithë personat që kanë aplikuar për mikro-financime për kërkime operacionale në shëndetësi, që do të njoftohen për aplikimin e tyre deri në 15 prill 2020. Me herët ishte njoftuar që lajmërimet do të bëheshin pas datës 20 mars por jemi të detyruar të shtyjmë datën për shkak të […]

Zhvillohet takimi i tetë i Komitetit Drejtues

Komiteti Drejtues i Projektit Shëndet për të Gjithë zhvilloi takimin e tij të tetë ku u diskutua  mbi aktivitetet e HAP përgjatë 6-mujorit të parë të fazës së dytë dhe u miratua raporti përkatës i progresit. Takimi u bashkëdrejtua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pranë MSHMS dhe […]

Seminari i planifikimit vjetor 2020-2021

Më 18 shkurt 2020 u zhvillua Seminari i Hartimit të Planit Vjetor të HAP për periudhën prill 2020-mars 2021 ku diskutuam me bashkëpunëtorët tanë, aktorë kyc të KSHP-së në Shqipëri, mbi aktivitetet dhe prioritetet e HAP përgjatë vitit të dytë për secilën prej 10 fushave të ndërhyrjes.  Në zbatim të qasjes gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse që […]

Pyetje të shpeshta për mikro-financime në kërkime operacionale në shëndetësi

Fusha e kërkimitAplikantiMentoriAplikimiFusha e kërkimit Cilat janë fushat e kërkimit me përparësi për projektin "Shëndet për të Gjithë"? Aplikantët ftohen që të propozojnë çështje të lidhura ngushtë me Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe Shëndetin Publik. Fusha të mundshme eksplorimi janë: çështje të Burimeve Njerëzore në Shëndetësi; sëmundjet jo të transmetueshme si një problematikë e shëndetit publik; [...]

Takimi konsultues për rikonstruksionin e mirëmbajtjen e qendrave shëndetësore

Gjatë fazës së tij të parë të Projektit Shëndet për të Gjithë (e finalizuar më 31 mars 2019), Ambasada Zvicerane në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale investoi rreth 3.3 Milionë franga zvicerane për rikonstruksionin e 16 godinave ku janë strehuar 17 qendra shëndetësore të kujdesit parësor dhe një poliklinikë specialitetesh në qarqet […]

Programi ri master në Infermierinë Familjare dhe përditësimi i rolit të infermierit në KSHP

Në kuadër të suportit për hartimin e programit të ri master në Infermierinë Familjare, HAP mbështeti zhvillimin e analizës së kontektit çka do të ndihmojë në zhvillimin e një kurrikule efektive për infermierët e kujdesit parësor.  Në 19 nëntor, u zhvillua seminari me grupin e punës përgjegjegjës për hartimin e kurrikulës së programit master gjatë […]

Ekipi i Ambasadës Zvicerane, përgjegjës për sektorin e shëndetësisë, viziton Burrelin

Në fillim të muajit nëntor, ekipi i Ambasadës Zvicerane përgjegjës për sektorin e shëndetësisë, i drejtuar nga Znj. Chantal Nicod, Drejtuese e Sektorit të Shëndetësisë dhe Qeverisjes, zhvilloi një vizitë në qarkun e Dibrës për tu njohur nga afër me ndërhyrjet dhe aktivitetet e HAP në këtë qark. Znj. Nicod u shoqërua nga Znj. Zhenihen […]

Investimi zviceran prej 1 milion frangash mundëson cilësi në kujdesin shëndetësor parësor në Lushnje

Një bashkëpunim midis Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe MInistrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bënë të mundur rinovimin e poliklinikës së specialiteteve dhe dy qendrave shëndetësore Për më shumë se 180,000 banorë në Lushnje poliklinika dhe dy qendrat shëndetësore të rinovuara ofrojnë tani standardet më të fundit ndërkombëtare në kujdesin shëndetësor parësor. […]

Ekipi i QSH Fratar ofron shërbim 24 orë në zonë rurale pas rikonstruksionit

Rehabilitimi i qendrës shëndetësore Fratar dhe furnizimi me mobilje të reja mundëson ofrimin e një game më të gjerë shërbimesh, përfshirë shërbimin e urgjencës dhe cilësi më të lartë të kujdesit shëndetësor. Kjo është bërë e mundur në sajë të bashkëpunimit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale […]

Qendra shëndetësore e rinovuar në Sauk, përfitojnë 12,000 banorë

Një bashkëpunim midis Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale – përmes projektit ‘Shëndet për të Gjithë’ – mundësoi rehabilitimin e qendrës shëndetësore të Saukut Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e sapo rindërtuar në Sauk, e shoqëruar nga menaxheri i projektit ‘Shëndet për të […]

Grupi teknik për Strategjinë e KSHP vizitë studimore në Slloveni

Që prej muajit mars 2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup teknik për hartimin e Strategjisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor në përbërje të të cilit janë ekspertë të shëndetit publik dhe të kujdesit parësor si dhe ekspertë ndërkombëtarë të mobilizuar nga HAP. Gjatë periudhës mars-qershor, Grupi ka zhvilluar një seri diskutimesh […]

Mbahet takimi i 7-të i Komitetit Drejtues

Komiteti Drejtues i Projektit Shëndet për të Gjithë zhvilloi takimin e tij të shtatë më 20 qershor 2019. Gjatë takimit u prezantuan arritjet e Projektit gjatë fazës së tij të parë si dhe zhvillimet kryesore gjatë vitit të fundit të fazës së parë (janar 2018-mars 2019). Takimi u bashkëdrejtua nga Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes […]

Zhvillohen takime me ekipet e cilësisë për akreditimin e QSH-ve

Ekipet e cilësisë  nga të gjitha Qendrat Shëndetësore (QSH) në të dy qarqet nën HAP-1 janë mbështetur dhe kanë kryer vetë-vlerësimin e QSH-së së tyre. Si rezultat i vetë-vlerësimit, u identifikuan në nivel QSH-je, nevojat për ndërhyrje me synim plotësimin e standardeve të cilësisë për akreditimin. Për të diskutuar mbi orientimet për pëmbushjen e këtyre […]

Seminari i hartimit të planit vjetor të HAP-2

Që prej datës 1 prill 2019 Projekti Shëndet për të Gjithë, i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH) nëpërmjet Qendrës HAP,  ka hyrë në fazën e tij të dytë (HAP-2). Për të planifikuar aktivitetet dhe prioritetet për periudhën prill 2019-mars 2020, […]

HAP mbështet Panairin e Shërbimeve Shëndetësore

Më 7 prill, Ditën Botërore të Shëndetit, Projekti Shëndet për të Gjithë mbështeti aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizata Botërore e Shëndetit në qendër të të cilit ishte promovimi i shërbimeve që ofron Kujdesi Shëndetësor Parësor në Shqipëri. Këtë vit, tema e Ditës Boterore të Shendetit është ‘Mbulimi Shëndetësor Universal’ […]

Delegacioni i SDC takim me pedagogë dhe studentë të Masterit Menaxhim Shëndetësor

Përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Bernë, Z. Andreas Gerrits (Nën-Drejtor i Misionit për Ballkanin Perëndimor) dhe Z. Thomas Krajnik (Përgjegjësi për Shqipërinë), takuan më 27 mars pedagogë, studentë dhe të diplomuar të Masterit në Menaxhim Shëndetësor i cili mbështetet nga SDC permes HAP. Në qendër të takimit ishte diskutimi rreth ecurisë së këtij programi dhe dobisë së tij nga […]

Banorët e Patosit kanë tashmë akses në një shërbim më të mirë mjekësor në QSH-në e rehabilituar

Ekipi mjekësor i përbërë nga 12 mjekë familje dhe 41 infermierë ofron shërbim 24 orësh në qendrën shëndetësore të rindërtuar në përputhje me standardet më të fundit ndërkombëtare për kujdesin shëndetësor parësor. Qendra shëndetësore Patos u vizitua më 8 mars nga Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Z. Adrian Maître, Ministrja e Shëndetësisë […]

MSHMS takim me ekspertët për Strategjinë e KSHP

Në 15 mars 2019 u zhvillua pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale takimi konsultues “Analiza e situatës në Kujdesin Shëndetesor Parësor (KSHP)” në kuadrin e Hartimit të Strategjisë së KSHP-së nën drejtimin e Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Mira Rakacolli. Projekti Shëndet për të gjithë (HAP) po mbështet Grupin Teknik të […]

Ambasadori Maître viziton qendrat shëndetësore në Roskovec dhe Portëz

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Adrian Maître, vizitoi në 16 janar 2019 dy qendra shëndetësore të kujdesit parësor në qarkun e Fierit, përkatesit në Roskovec dhe Portëz. Ambasadori Maître pa nga afër ambientet e QSH Roskovec, të ri-konstruktuara falë investimit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes Projektit Shëndet për të Gjithë.  QSH Roskovec […]

Publikohet raporti i Studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri

Në 12 dhjetor, Ditën e Mbulimit Universal Shëndetësor, u prezantua raporti i Studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri (ADHS). Studimi ishte një bashkë-financim i Qeverisë Shqiptare, Ambasadës së Zvicrës (në vlerën 800,000 CHF përmes Projektit Shëndet për të Gjithë), organizatave të Kombeve të Bashkuara (UNFPA, UNICEF, UN Women) dhe u realizua nga Instituti i Statistikave dhe […]

Masteri Profesional në Menaxhim Shëndetësor: viti akademik 2018-2019

Masteri Profesional në Menaxhim Shëndetësor mirëpriti kohortën e dytë të studentëve. Masteri, i cili hapi dyert për herë të parë në tetor 2017, ofrohet nga bashkëpunimi i 2 universiteteve publike (Universiteti Mjekësor dhe Universiteti i Tiranës) dhe mbështetet nga Projekti Shëndet për të Gjithë i cili për vitin akademik 2018-2019 ofroi falas për studentët materialet […]

Takimi i Rrjetit të Organizatave të Pacientëve me Sëmundje Kronike

Më 22 nëntor u zhvillua në Dibër takimi i dytë me pacientë dhe aktorë lokalë ku u diskutuan sfidat dhe mangësitë në marrjen e shërbimit shëndetësor parësor dhe zbatimin e të drejtave të pacientëve në nivel lokal. Takimi i parë i Rrjetit u zhvillua në 31 tetor në Fier. Në takime morën pjesë 60 pjesëmarrës […]

Fushata PërSHËNDETje: një qasje praktike e promovimit të shëndetit

Gjatë muajit nëntor, fushata PërSHËNDETje ndaloi në 13 zona në qarkun Dibër. Që prej fazës së saj fillestare në qershor të këtij viti, fushata PërSHËNDETje është zbatuar në 27 zona. Sëmundjet kronike jo-infektive (sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri, sëmundjet kronike të aparatit frymëmarrës) janë vrasësi kryesor në Shqipëri si dhe shkaktari kryesor i paaftësisë. Në […]

Kohorta e dyte e kursit ne menaxhim spitalor

Kohorta e dytë e menaxherëve spitalorë e përbërë nga 20 drejtorë dhe nëndrejtorë spitalesh (rajonale dhe bashkiake), filloi sot kursin “Hyrje në menaxhimin Spitalor” i organizuar me mbështetjen financiare dhe teknike të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC) përmes Projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP). Kursi përfshin trajtimin e moduleve të mëposhtme : Financimi i […]

Takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues të Projektit SHëndet për të Gjithë

Anëtarët e Komitetit Drejtues u takuan në Tiranë më 19 tetor 2018 për të shqyrtuar zbatimin e planit të punës për gjashtëmujorin e parë të vitit, rekomandimet e Analizës afatmesme dhe planin e punës për pjesën e mbetur të vitit. Të pranishëm në takim ishin Znj. Mejvis Kola, Këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes […]

Hapen aplikimet për Masterin Profesional në Menaxhim Shëndetësor

Aplikimet do të vijojnë deri në 12 tetor 2018 pranë Sekretariatit Mësimor të Fakultetit të Mjekësisë. Masteri Profesional në Menaxhim Shëndetësor hapi për herë të parë dyert tetorin e kaluar në sajë të mbështetjes së Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes Projektit Shëndet për të Gjithë (Health for All Project-HAP) dhe bashkëpunimit mes Fakultetit […]

Trajnimi me temë ‘Projekt-studime për tezën e Masterit Profesional

U zhvillua në datat 11-13 shtator në Tiranë trajnimi me temë “Projekt-studime për tezën e Masterit në Menaxhim Shëndetesor të lidhura me praktikën e oganizatave shëndetësore” nga Prof. Axel Hoffman, Ekspert ndërkombëtar në menaxhim shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik dhe në Bazel, Zvicër. Në trajnimin 3 ditor morën pjesë pedagogë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë […]

Kursi “Hyrje në mënaxhimin Spitalor”

“Hyrje në mënaxhimin Spitalor” është kursi prej 10 modulesh i organizuar nga Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen fiananciare dhe teknike të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC) përmes Projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP). Objektivi i këtij programi është aftësimi i drejtorëve të spitaleve rajonalë, atyre bashkiakë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, […]

SDC mbështet Konferencën e 6-të Ndërkombëtare të Shëndetit Publik

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes projektit “Shëndet për të gjithë”, në partneritet me Agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNFPA, UNICEF, OBSH) mbështetën Konferencën e 6-të Ndërkombëtare të Shëndetit Publik, me temë “Gjetjet dhe Praktikat e mira në shërbimet e shëndetit mendor” në Shqipëri, Tiranë më 8 Maj 2018. […]

Përurohet zyrtarisht programi master në menaxhimin e shëndetësisë

Një program masteri për menaxhimin e shëndetësisë u përurua sot nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorja Ruth Huber – Shefe e Bashkëpunimit me Europën Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Dy përfaqësueset e qeverive shqiptare dhe zvicerane vizituan Departamentin e Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë për të përshëndetur studentët dhe lektorët. […]

Një fond zviceran prej 75,000€ rehabiliton qendrën shëndetësore në Libofshë, Fier

Për rreth 10,000 banorë të zonës së Libofshës shërbimet shëndetësore marrin përmirësim të dukshëm: përmes një projekti të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) qendra shëndetësore është rehabilituar plotësisht dhe tashmë ofron shërbim 24 orësh. Qendra shëndetësore e Libofshës në Fier, u përurua sot nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf, Ministrja e […]

Projekti Shëndet për të Gjithë prezanton progres-raportin për semestrin e parë të 2017

Anëtarët e Komitetit Drejtues u takuan në Tiranë më 24 tetor 2017, nën drejtimin e Ministres të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorit të Zvicrës Christoph Graf, për të shqyrtuar zbatimin e planit të punës për gjashtëmujorin e parë të vitit, rekomandimet e Analizës afatmesme dhe planin e punës për pjesën e mbetur të vitit. Komiteti […]

Hap Dyert Programi i Masterit Profesional në Menaxhim Shëndetësor

  Projekti Shëndet për të Gjithë shënon një tjetër sukses, teksa Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë ka filluar të pranojë aplikime për Masterin Profesional në Menaxhim Shëndetësor. Përpjekjet për hapjen e këtij kursi datojnë në fillim të viteve 2000 dhe Projekti HAP ka qenë një nga mbështetësit kryesor të tij që prej 2015, […]

Komuniteti i Komsisë tani me një qendër shëndetësore të rikonstruktuar

Komsi (Mat)—Të mërkurën, 21 qershor, në përfundim të punimeve rikonstruktuese, Projekti Shëndet për të Gjithë i dorëzoi Drejtorisë së Shëndetit Publik Burrel qendrën shëndetësore Komsi. Rehabilitmi i kësaj qendre shëndetësore ishte rezultat i një marrëveshje midis HAP dhe Bashkisë Burrel. Kjo është qendra e katërt shëndetësore që HAP ka rehabilituar në qarkun Dibër. Në fillim […]

Shtatëdhjetedy kryeinfermierë në punëtorinë për fuqizimin e rolit të infermierit.

Infermierët që punojnë në kujdesin shëndetësor parësor kanë shumë detyra: janë infermierë të përgjithshëm, por gjithashtu edhe për kujdesin shëndetësor të nënës dhe fëmijës; ofrojnë këshilla mbi shëndetin seksual, por edhe mbi atë mendor; punojnë për një komunitet të shëndetshëm dhe shpesh janë kontakti i parë që banorët e zonave të largëta rurale kanë me […]

Tri qendra të rinovuara shëndetësore në qarkun Dibër gati për t’ju shërbyer 24.000 banorëve

Më 1 qershor, 2017, Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) përfundoi renovimin e tri qendrave shëndetësore në qarkun e Dibrës: Kastriot, Maqellarë dhe Shupenzë. Ndërtesat e rinovuara do të ofrojnë shërbime gjithëpërfshirëse të kujdesit shëndetësor parësor  për rreth 24.000 banorët e njësive administrative përkatëse. Një qendër e katërt shëndetësore, në Komsi, është gjithashtu në proces […]

Trajnim për menaxhimin e emergjencave për stafin e qendrave shëndetësore

Menaxhimi i rasteve të urgjencës është një pjesë integrale e kujdesit shëndetësor parësor. Duke qenë kontakti i parë, sidomos ata që punojnë në qendra shëndetësore 24-orësh, stafi i kujdesit parësor mund të hasi në lloje të ndryshme emergjencash: që nga ataku në zemër te koma diabetike, te lëndimet prej aksidenteve rrugore apo atyre në vendin […]

Stafi dhe partnerë të HAP prezantojnë punimet e tyre në konferencën ndërkombëtare të Shëndetit Publik

Instituti i Shëndetit Publik, me mbështetjen e Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP), organizoi më 9 maj Konferencën e 9-të Ndërkombëtare të Shëndetit Public, me focus përcaktorët e sjelljeve të lidhura me shëndetin dhe sëmundjet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës. Specialist nga organizata shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshi përfaqësues nga HAP, ofruan gjetje […]

Rikonstruktohet qendra shëndetësore në Cakran, Fier, përfitojnë 15,000 mijë banorë

Një bashkëpunim midis Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministrisë së Shëndetësisë bëri të mundur renovimin e qendrës shëndetësore Cakran, Fier, e cila ofron shërbim 24 orësh dhe i shërben rreth 15 mijë banorëve të kësaj zone dhe 3 njësive administrative përreth. Në inaugurimin e Qendrës Shëndetësore të Cakranit merrnin pjesë Ministrja e […]

Punëtori për forcimin e njësive të monitorim-vlerësimit dhe statistikave

Më 27 dhe 28 shkurt, Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) organizoi në Tiranë një punëtori dyditore për Forcimin e sektorëve të monitorimit, vlerësimit dhe statistikave pranë drejtorive të Shëndetit Publik dhe drejtorive rajonale të Fondit të Sigurime të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor në qarqet e Dibrës dhe Fierit. Punëtoritë u fokusuan te përkufizime kyç […]

Punëtori me ekipet ndërprofesionale të kujdesit shëndetësor parësor

“Ekipet ndërprofesionale në kujdesin shëndetësor parësor” ishte tema e punëtorive një ditë e gjysëm të organizuar nga Projekti Shëndet për të Gjithë në Dibër dhe Fier. Pjesëmarrës në këto punëtori ishin ekipet e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor,, të përbërë nga menaxherë, mjekë familje, infermierë familje dhe ambulance, që punojnë në pesë qendra shëndetësore në […]

Projekti Shëndet për të Gjithë krijon një platformë shkëmbimi për menaxherët e qendrave shëndetësore

Në 2016, për të parën herë, Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) prezantoi Forumin e Menaxherëve, një platformë e rëndësishme për shkëmbim, diskutim, zbulim, bashkëpunim, koordinim dhe planifikim të çështjeve menaxheriale në kujdesin shëndetësor parësor. Forumet e parë u krijuan në Fier (2), Burrel (1) dhe Dibër (1) në janar të 2016; Lushnja krijon forum […]

Shkolla të shëndetshme, një iniciative e re për Dibrën dhe Fierin.

Një iniciativë që promovon një stiljetese të shëndetshme dhe aktive në tri shkolla të qarkut Dibër dhe tri shkolla në qarkun Fier. Pas një seri tavolinash të rrumbullakëta me përfaqësues të komuniteteve në Burrel, Shupenzë, dhe Kastriot (Dibër) dhe komuniteteve në Fier, Savër dhe Hekal (Fier), Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) filloi në fund […]

Takimet me komunitetin, një platform për dialog

Kjo është hera e dytë që Qendra Shëndetësore Nr. 1 në Burrel, nën drejtimin e dr. Hyqmete Ruçit, organizon takim me komunitetin. Të mbështetura nga Projekti Shëndet për të Gjithë, si një mjet për t’ju mundësuar qytetarëve pjesëmarrjen në faza të ndryshme të zinxhirit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, këto takime kanë fituar emër si […]

Projekti Shëndet për të Gjithë merr pjesë në Konferencë për Kujdesin Shëndetësor të Integruar

Më 15 dhe 16 Shkurt, Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Drejt një Kujdesi Shëndetësor të Integruar”, që u mbajt në Prishtinë. Konferenca u organizua nga projekti zviceran Kujdesi Shëndetësor I Qasshëm dhe Cilësor (AQH), I cili synon të përmirësojë performancën e sistemit shëndetësor parësor në të 12 komunat në […]

Komiteti Drejtues I HAP aprovon planin e punës për 2017-02-03

Komiteti Drejtues i Projektit Shëndet për të Gjithë (HAP) e mirëpriti progresin e bërë nga projekti përgjatë periudhën janar-dhjetor 2016 dhe mbështeti programin e punës për vitin 2017. Anëtarët e Komitetit Drejtues u takuan në Tiranë më 31 janar, 2017, nën drejtimin e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ambasadorit të Zvicrës Christoph Graf, për […]

Përfshirja e komunitetit në promocion shëndetësor, një qasje inovative

Në kuadër të asistencës së Agjencisë Zvicerane për Zhvillimin dhe Bashkëpunim për reformën në sektorin e shëndetësisë, në qarqet Dibër dhe Fier kanë filluar të zhvillohen aktivitete të promocionit shëndetësor me pjesëmarrjen e komunitetit lokal. Derimëtani, 345 vullnetarë shëndeti, nga 34 fshatra, janë trajnuar për parandalimin dhe kontrollin më të mirë të tensionit të lartë […]

Përmirësimi i shërbimit shëndetësor nëpërmjet trajnimeve për menaxhim shëndetësor

Menaxherët e qendrave shëndetësore në Dibër dhe Fier po fitojnë aftësi të reja në menaxhim, mirëqeverisje dhe finance falë një iniciative të Projektit Shëndet për të Gjithë. Në përputhje me objektivat për promovimin e përgjegjshmërisë dhe autonomisë së qendrave shëndetësore dhe rritjes së kapaciteteve menaxhuese për drejtuesit e këtyre qendrave, HAP ka filluar trajnime afatshkurtra […]

Këndet e transparencës, një urë e re komunikimi mes qytetarëve dhe shërbimeve shëndetësore

Qytetarët që shërbehen nga tetëdhjetetetë qendrat shëndetësore në Dibër dhe Fier tani kanë një informacion më shumë mbi të drejtat e tyre dhe se ku mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre në lidhje me shërbimin shëndetësor parësor. “Këndet e transparencës” prej kohësh të pranishme në të gjitha spitalet e vendit dhe tani, falë një bashkëpunimi […]