KËRKESË PËR SHËRBIM SHOFERI

“Shëndet për të Gjithë” është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i zbatuar nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Bazel, në bashkëpunim me Qendrën HAP në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë falë shërbimeve të përmirësuara të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Për nevoja të zbatimit të projektit, HAP po kërkon shërbime shoferi nga kompani lokale transporti. Shërbimi i shoferit konsiston në ofrimin e personelit të kompanisë së transportit për nevoja të projektit, sipas një plani lëvizjesh i cili do t’i vihet në dizpozicion më parë kompanisë.

HAP-i disponon vetë mjetet dhe karburantin per lëvizjet e sipërpërmendura, kështu që kompanitë duhet të ofertojnë vetëm për burimin njerëzor (shoferat). Personeli i propozuar nga kompanitë do të kryeje detyrat që mund të gjenden KETU.

Kompania e transportit duhet të lëshojë faturë fiskale në baza mujore për shërbimin e shoferit ofruar për HAP.

 

Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

 

  • Licencën dhe dokumentat e regjistrimit të kompanisë së transportit
  • Cvtë e personelit të propozuar (dy ose tre)
  • Tarifën ditore për shërbimin e shoferit, në Lekë, me tvsh/taksa të përfshira për lëvizje brenda dhe jashtë Tiranës
  • Dokumente, të marra nga E-albania, që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    1. paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve)
    2. paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve)
    3. vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit
    4. Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 10 Prill 2023, ora 16:00, në një zarf të mbyllur mbi të cilin të jetë shënuar qartë “Njoftim për shërbim shoferi” në adresën e mëposhtme:

HAP Centre

Rruga Themistokli Gërmenji

Pallati Helios, Kati II, Ap.5

Tirane, Shqipëri