Ftesë për tender

Ftesë për tender

Blerje e pajisjeve të mbrojtjes personale dhe pajisje mjekësore respiratore

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në kuadër të emergjencës së krijuar nga pandemia COVID-19, HAP po mbështet qendrat shëndetësore në qarqet Tiranë, Dibër dhe Fier të përballen me COVID-19, përmes furnizimit me pajisje të mbrojtjes personale (PMP) dhe pajisje mjekësore respiratore me synim parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së infeksionit COVID-19 dhe sigurimin e një kujdesi cilësor të shërbimit në banesë për pacientët me COVID-19. Qendra HAP fton kompanitë të dërgojnë oferta për blerjen e pajisjeve të mbrojtjes personale (PMP) dhe pajisje mjekësore respiratore, të ndara në 2 LOTE, sipas listës së artikujve që mund të gjendet KETU

Kompanitë ofertuese duhet të sigurojnë transportin e PMP-ve në qytetin e Tiranës, qarkun e Fierit (qytetet Lushnje, Fier, Ballsh) dhe qarkun e Dibrës (qyteti i Peshkopisë), sipas planit të detajuar që do të mundësohet nga HAP.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur (në një zarf më vete), në Lekë, përfshirë TVSH e cila duhet të përmbajë:
    • Cmimin
    • Koston e transportit në lekë/km (përfshirë taksat)
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikat teknike të produktit të propozuar
  • Certifikatën e cilësisë së produktit
  • Garancinë për produktin e LOT 2, jo më pak se 3 vjet
  • Mostra të secilit produkt për LOT 1
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)
  • Dokumente që vërtetojnë se subjekti juaj ka:
    • paguar të gjitha detyrimet financiare (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • paguar të gjitha kontributet shoqërore (lëshuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve)
    • vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për xhiron vjetore të 3 viteve të fundit

Ofertuesit që mund të dorëzojnë dhe shpërndajnë produktet brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të vlerësohen më shumë.

Ju lutemi vini re se ofertat duhet të përmbajnë të gjithë produktet e kërkuar për çdo Lot. Ne do të shqyrtojmë vetëm ofertat që përmbajnë të gjitha produktet e kërkuara. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 12 nentor 2020, ora 16.00, në zarfe të vulosur, me shënimin ‘Ftesë publike për tender, LOT 1’ ose ‘Ftesë publike për tender, LOT 2’ në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al; Website: www.hap.org.al