Ftesë për Tender
Aktivitete të Edukimit Mjekësor në Vazhdim (EVM) për zbatimin e udhëzuesve dhe protokollove të reja në lidhje me 5 Sëmundjet Jo të Transmetueshme (SJT) nga mjekët e familjes dhe infermierët që punojnë në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP).
Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.
Qendra HAP po kërkon shërbimet e një kompanie me përvojë në fushën e aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim Mjekësor me qëllim aftësimin e ekipeve të mjekëve (mjekë dhe infermierë familje) të qarkut Fier dhe Dibër, në përdorimin rregullisht të Udhëzuesit dhe Protokollit Klinik për 5 Sëmundjet Jo të Transmetueshme (Diabeti, Hipertensioni, Dislipidemia, Astma dhe Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)). Termat e referencës mund të gjenden KËTU.
Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:
- Profilin e organizatës (CV) ku të vërtetohet që është një ofrues shërbimi për Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe ka eksperiencë të 5 viteve të fundit në zhvillimin e aktiviteteve të Edukimit Mjekësor në Vazhdim për KSHP (2-3 faqe)
- CV të trajnuesve (Mjekë dhe Infermierë Familje) që do të angazhohen nga kompania, duke vërtetuar një minimum eksperience 5 vjeçare si ofrues shërbimi në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe një minimum eksperience 5 vjeçare në zhvillimin e materialeve trajnuese për ofruesit e shërbimeve të KSHP-së si dhe ofrimin e trajnimeve të akredituara.
Kjo kontratë parashikon një intensitet të lartë aktivitetesh, prandaj numri minimal i trajnerëve të mobilizuar nuk duhet të jetë më pak se 10 (dhjetë) në total dhe jo më pak se 5 (pesë) Mjekë Familje në ekipin e përbërë prej 10 trajnerësh.
- Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, nëse trajnimi zhvillohet për herë të pare. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës.
- Tarifë ditore për trajnim, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, nëse trajnimi është i përsëritur.
- Tarifë ditore, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira, për mbikqyrjen mbështetëse të ofruesve të shërbimit të KSHP-së lidhur me zbatimin e protokolleve të reja.
- Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat
- Dokumentat e regjistrimit të organizatës (NIPT, QKB, etj)
Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 21 Shtator 2020, ora 16:00, në zarfe të vulosur, me shënimin “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim Mjekësor” në adresën e mëposhtme:
Qendra HAP
Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania