Ftesë për Tender: Aktivitete të edukimit në vazhdim për rritjen e rolit të infermieres

Ftesë për Tender

Mbështetje për aktivitete të edukimit ne vazhdim mbi rritjen e rolit të infermierit të familjes, lidhur me kujdesin e pacientëve kronik dhe kujdesin ndaj të moshuarve në mjediset klinike dhe në banesë

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Qendra HAP po kërkon shërbimet e një kompanie konsulente për të ofruar aktivitete të Edukimit në Vazhdim (EV), ekspertizë teknike për forcimin e kapaciteteve të infermierëve të familjes (IF) si dhe mbështetjen e funksionimit të ndërhyrjeve të kujdesit në banesë në qendrat shëndetësore të përzgjedhura në qarkun e Fierit, Dibrës dhe Tiranës.

Termat e referencës mund t’i shkarkoni këtu.

Aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje duhet të paraqesin si më poshtë:

  1. Profilin e organizatës (CV), që dëshmon se është ofrues i Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP) dhe ka përvojë të paktën 5 vjet në: 1) ofrimin e aktiviteteve trajnuese dhe 2) ofrimin e shërbimeve të KSHP-së me përfshirje të avancuar të infermierëve të familjes, duke përfshirë edukimin e pacientit dhe aktivitete për promovimin e edukimit shëndetësor (2 deri në 3 faqe)
  2. CV të trajnuesve (Infermierë Familjeje) që do të angazhohen nga kompania, duke vërtetuar një minimum eksperience 3-5 vjeçare si ofrues shërbimi në KSHP dhe një minimum eksperience 3 vjeçare në zhvillimin e materialeve trajnuese për ofruesit e shërbimeve të KSHP-së si dhe ofrimin e trajnimeve të akredituara. Kjo kontratë parashikon një intensitet të lartë aktivitetesh, prandaj numri minimal i trajnerëve të mobilizuar nuk duhet të jetë më pak se 4 (katër) infermiere familjeje
  3. CV të eksperti teknik që do të ofrojë konsulencë sipas përshkrimit në termat e referencës. Kandidati I propozuar duhet të ketë një minimum eksperience 5 vjeçare në menaxhimin e shërbimeve ne KSHP me fokus në kujdesin infermieror
  4. Tarifë ditore për trajnim, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira. Kjo tarifë ditore duhet të përfshijë punën përgatitore për përvetësimin e materialeve të trajnimit që do të sigurohen nga Qendra HAP dhe zhvillimin e materialeve përkatëse në PPT apo materialeve të tjera të punës
  5. Tarifë ditore për trajnim në vendin e punës, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira
  6. Tarifë ditore për konsulencë, në Lekë, TVSH dhe taksa të tjera të përfshira
  7. Koston e transportit për trajnerët në Lekë/km, përfshirë taksat
  8. Dokumentat e regjistrimit të organizatës (NIPT, QKB, etj) dhe nje Vërtetim për detyrimin tatimor, ku thuhet nëse janë subjekt i TVSH-së apo jo.

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 21 dhjetor 2021, ora 16:00, në zarfe të vulosur (të printuara dhe te skanuara në një CD/USB), me shënimin “Mbështetje për Aktivitete të Edukimit në Vazhdim” në adresën e mëposhtme:

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania