Ftesë për tender: Prodhim i materialeve promocionale

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor.

Në kuadër të emergjencës së krijuar nga pandemia COVID-19, HAP po mbështet qendrat shëndetësore në qarqet Tiranë, Dibër dhe Fier dhe Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor (Tiranë dhe Vlorë), përmes pajisjes me materiale informuese dhe edukuese mbi COVID-19.

Qendra HAP fton kompanitë e interesuara për dërgimin e ofertave për Blerjen e produkteve promocionale si më poshtë:

Përshkrim i produktit Sasia

(në copë)

Korniza alumini për poster (70×50 cm) 112
Printim i posterave (50×70 cm, letër 150 gr; mat.) 4 modele të ndryshme që do të printohen në sasitë si vijon 34,34,34,10 copë=112 copë) 112
Printim i fletëpalosjes për COVID-19 (10×20 cm, format i mbyllur, letër 150 gr, mat; 4 color;) 1000

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën financiare të firmosur dhe vulosur, në Lekë, përfshirë TVSH (klikoni KËTU për të shkarkuar formën e ofertës)
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e dorëzimit
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPT, QKB etj.)

Ofertat duhet të dorëzohen në zarfa të mbyllur, brenda datës 22 maj 2020, ora 15.00, me shënimin ‘Produkte promocionale’ në adresën e mëposhtme:

Procurement Team

HAP Centre

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tirana, Albania

www.hap.org.al