HAP mbështet Panairin e Shërbimeve Shëndetësore

Më 7 prill, Ditën Botërore të Shëndetit, Projekti Shëndet për të Gjithë mbështeti aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizata Botërore e Shëndetit në qendër të të cilit ishte promovimi i shërbimeve që ofron Kujdesi Shëndetësor Parësor në Shqipëri.

Këtë vit, tema e Ditës Boterore të Shendetit është ‘Mbulimi Shëndetësor Universal’ i cili mund të arrihet duke i ofruar gjithkujt kujdesin shëndetësor që i nevojitet dhe në kohën e duhur. Në këtë drejtim, ofrimi i shërbimeve cilësore në kujdesin shëndetësor parësor është e një rëndësie kyce.  Projekti Shëndet për të Gjithë ka iniciuar dhe mbështetur një sërë aktivitetesh dhe nismash me synimin primar që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të përmirësimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor.