Uncategorized

Miratohet strategjia e KSHP në Shqipëri

Në Shqipëri, pjesa dërrmuese e kontakteve që popullsia ka me sistemin shëndetësor realizohen në nivelin e Qendrave Shëndetësore dhe shumë probleme shëndetësore trajtohen nga mjekët e përgjithshëm ose edhe infermierët në strukturat e kujdesit shëndetësor parësor. Pavarësisht kësaj, ndryshimet demografike dhe epidemiologjike, pritshmëritë gjithnjë në rritje ndaj kujdesit shëndetësor, së bashku me rreziqet e larta […]

Progresi i qendrave shëndetësore drejt akreditimit

Ekipet e cilësisë së tetë qendrave shëndetësore në qarkun Fier (Patos, Roskovec, Aranitas, Lushnje Nr.1) dhe Dibër (Burrel, Komsi, Klos, Melan) kanë marrë pjesë aktivisht në ciklin e trajnimeve dhe sesioneve mbikqyrëse-mbështetëse për hartimin e rregulloreve të parandalimit të infeksionit, programeve për parandalimin dhe kontrollin e diabetit e hipertensionit dhe rregulloren për përshkrimin e antibiotikëve. […]

Zhvillimet për reformimin e infermierisë familjare

Sikurse është komunikuar më parë, forcimi i rolit të infermieres në kujdesin parësor familjare është në bazën e dy prej ndërhyrjeve të HAP, përkatësisht: përditësimi i rolit të infermieres në KSHP dhe programi i ri master në infermierinë familjare. Dy grupet e punës për secilën ndërhyrje dhe ekspertet ndërkombëtare kanë punuar paralelisht për secilën ndërhyrje. […]

Seminari i planifikimit vjetor 2020-2021

Më 18 shkurt 2020 u zhvillua Seminari i Hartimit të Planit Vjetor të HAP për periudhën prill 2020-mars 2021 ku diskutuam me bashkëpunëtorët tanë, aktorë kyc të KSHP-së në Shqipëri, mbi aktivitetet dhe prioritetet e HAP përgjatë vitit të dytë për secilën prej 10 fushave të ndërhyrjes.  Në zbatim të qasjes gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse që […]

Trajnimi i ekipeve të cilësisë mbi standardet e akreditimit të qendrave shëndetësore

Gjatë muajve shtator dhe tetor, ekipet e cilësisë së 18 qendrave shëndetësore në qarkun Dibër dhe Fier morën pjesë në 5 sesione të trajnimit dy-ditor mbi standardet e akreditimit të qendrave shëndertësore. 22 mjekë familje (nga të cilët 18 drejtorë QSH-je), 37 infermierë, 5 financiere, 7 koordinatorë cilësie pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe […]

Takim konsultues me pedagogët e programit Master në Menaxhim Shëndetësor

Më 18 shtator HAP organizoi një takim konsultues me përfaqësues të Universitetit të Mjekësisë (Fakulteti i Mjekësisë) dhe Universitetit të Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë) të cilët ofrojnë që prej vitit 2017 Masterin Profesional në Menaxhim Shëndetësor (MMSH). Qëllimi i takimit ishte diskutimi për mundësinë e përfshirjes në programin MMSH të moduleve opsionale në menaxhim spitalor. […]

Vizita e eksperteve ndërkombëtare në infermieri

HAP po mbështet nismën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe partnerëve të tjerë të sektorit shëndetësor për fuqizimin e rolit të infermierëve në komunitet me qëllim aftësimin e tyre për të përballuar vështirësitë e reja në shëndetësi dhe barrën e sëmundjeve në Shqipëri, sidomos në lidhje me sëmundjet kronike jo-infektive dhe nevojat për […]

Vizitë në terren e pedagogëve të FSHMT

Në Shqipëri, derimë tani nuk është përgatitur dhe as zbatuar një program masteri profesional në infermierinë familjare. Ekziston një nevojë e shprehur për ngritjen e një programi të tillë, me qëllim përmirësimin e formimit të kësaj kategorie profesionale, që do të jetë në gjendje të plotësojë nevojat në rritje të një popullsie në plakje. Ndaj, […]