Uncategorized

Përdorimi i protokolleve për SJT-të në mjekësinë familjare

Gjatë muajve shkurt dhe mars, ekipe të mjekësisë familjare (Mjek Familje dhe Infermierë) nga qarqet Dibër dhe Fier kanë marrë pjesë në serinë e trajnimeve për trajnerë për aftësimin në përdorimin e protokolleve të mjekimit për tre sëmundje jo të transmetueshme: dislipidemitë, hipertensioni dhe astma. Më tej, pjesëmarrësit kanë përcjellë njohuritë e marra tek kolegët në […]

Zhvillohet takimi i 11-të i Komitetit Drejtues të HAP

Komiteti Drejtues i Projektit “Shëndet për të Gjithë” zhvilloi takimin e radhës më 30 mars 2021 gjatë të cilit u njoh me arritjet kryesore të vitit të dytë të HAP-it dhe aktivitetet e planifikuara për vitin e tretë (1 prill 2021-31 mars 2022). Në takimin e zhvilluar virtualisht, morën pjesë titullarë të Ambasadës Zvicerane, Ministrisë [...]

Intervistë me Dr. Astrit Beci, Drejtor i OSHKSH Shkodër

Dr. Beci, a mund të na përshkruani shkurtimisht Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor? Operatori i Shërbimeve të  Kujdesit Shëndetësor, u  krijua  në kuadër të reformave të qeverisjes në sektorin e shëndetësisë. Struktura organizative e tij përbëhet nga një drejtori kombëtare dhe katër drejtori rajonale me seli ne Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan. Qëllimi i [...]

Zhvillimet për Masterin Profesional në Infermierinë Familjare

Ka vazhduar online konsulenca ndërkombëtare me grupin e punës së ngarkuar me hartimin e kurrikules së programit Master Profesional ne Infermieri familje. Janë finalizuar objektivat dhe përmbajtja e 5 lëndëve të para të këtij programi, duke përfshirë metodat e mësim-dhënies, format e vlerësimit dhe sylabuset respektive. Lëndët e finalizuara deri më tani janë si vijon: […]

Mbështetja për studentët e MMSH për hartimin e tezës finale

HAP organizoi më 14 maj, përmes video-konferencës, një takim me studentët dhe pedagogët e MMSH lidhur me mbështetjen për përgatitjen e tezës finale. Synimi i HAP është të nxisë studentët në përgatitjen e tezës së masterit të orientuar nga praktika dhe si e tillë të mund të ofrojë zgjidhje për probleme e situata konkrete në […]

Prezantohen modelet e shërbimeve shëndetësore në banesë

Në kuadër të hartimit të mdeleve për shërbimet  e kombinuara shëndetësore dhe sociale tw kujdesit në banesë, u realizua studimi “Vlerësimi i nevojave për shërbime të kujdesit në banesë në qarqet Dibër dhe Fier’. Gjetjet e studimit, u diskutuan në një workshop online të zhvilluar më 27 maj. Objektivi i workshop-it ishte ndërtimi i një […]