Lajme

Kërkuesit e rinj përfitojnë nga programi i trajnimi për Kërkime Operacionale

Në Shqipëri është e nevojshme rritja e kapaciteteve në kërkimet operacionale me fokus tek Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe Shëndeti Publik. Në kurrikulat e arsimit shëndetësor mungon formimi për punë kërkimore si dhe materiale mësimore në gjuhën shqipe për çështjet kërkimore. Gjithashtu mungojnë burimet financiare për të praktikuar dhe zbatuar aktivitete kërkimore në kuadër të kurrikulës […]

Zhvillohen takime informuese për bashkë-financimin e QSH-ve

Që prej 1 prillit 2019, HAP po punon për ndërtimin dhe zbatimin e një mekanizmi bashkëfinancimi për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e qendrave shëndetësore/ambulancave me pjesëmarrjen e njësive të qeverisjes vendore, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore rajonale dhe lokale.. Në këtë kuadër, gjatë periudhës korrik-shtator 2020 u zhvilluan takime informuese me përfaqësues të 10 bashkive në […]

Mbërrijnë respiratorët e dhuruar nga Zvicra, UNDP dhe Norvegjia

Mbërritën në Shqipëri respiratorët e rinj në kuadër të marrëveshjes së partneritetit midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe tre donatorëve ndërkombëtarë: Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP).  Kontributi prej 330,000 USD i Ambasadës së Zvicrës u realizua përmes Projektit […]

Zhvillohet takimi prezantues me kërkuesit e rinj

Më 10 qershor 2020, u zhvillua takimi i parë prezantues me fituesit e nismës ‘Kërkime operacionale në shëndetësi 2020’. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i fituesve të kohortës së parë të nismës “Kërkimi Operacional në Shëndetësi 2020” dhe ideve të tyre kërkimore, duke krijuar kështu një frymë grupi të kërkuesve të rinj. Në takim morën […]

HAP mbështet kërkuesit e rinj në zhvillimin e kërkimeve operacionale në shëndetësi

Projekti Shëndet për të Gjithë shpalli në fillim të vitit iniciativën për mbështetjen e kapaciteteve kërkimore përmes  aplikimit për mikro-financime për kërkime operacionale në shëndetësi. Nga 17 janari deri më 20 shkurt 2020, HAP ftoi kërkues të rinj (nën moshën 35 vjeç) që të aplikojnë për ndihmë financiare për kërkime operacionale në fusha të caktuara […]

Zvicra, Norvegjia dhe UNDP financojnë blerjen e 30 respiratorëve për të ndihmuar Shqipërinë të përballojë COVID-19

Një kontribut i ri prej 700,000 USD nga tre donatorët ndërkombëtarë i shtohet 54 respiratorëve të siguruar tashmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social. Një marrëveshje e përbashkët partneriteti u nënshkrua sot virtualisht midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të […]

Hapësirë e dedikuar për COVID-19

Projekti Shëndet për të Gjithë ka publikuar së fundmi një hapësirë të dedikuar për COVID-19 për ti ardhur në ndihmë sidomos profesionistëve të kujdesit shëndetësor parësor. Klikoni KETU për më shumë informacion.

Shtyrje e afatit për njoftimin e fituesve të kërkimit operacional

Projekti Shëndet për të Gjithë njofton të gjithë personat që kanë aplikuar për mikro-financime për kërkime operacionale në shëndetësi, që do të njoftohen për aplikimin e tyre deri në 15 prill 2020. Me herët ishte njoftuar që lajmërimet do të bëheshin pas datës 20 mars por jemi të detyruar të shtyjmë datën për shkak të […]

Zhvillohet takimi i tetë i Komitetit Drejtues

Komiteti Drejtues i Projektit Shëndet për të Gjithë zhvilloi takimin e tij të tetë ku u diskutua  mbi aktivitetet e HAP përgjatë 6-mujorit të parë të fazës së dytë dhe u miratua raporti përkatës i progresit. Takimi u bashkëdrejtua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pranë MSHMS dhe […]